• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

DREJTORI I RI NIKOLLA MEMOV MERR PËRSIPËR DETYRËN

Nikolla Memov, drejtori i ri i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, sot mori detyrën nga drejtori aktual Arsim Hasani.

Në takim u bisedua për punën e Fondit dhe funksionimin e tij. Drejtori në largim Hasani e informoi drejtorin Memov për aktivitetet që janë në zhvillim, si dhe nevojën për modernizimin dhe ekipimin e tij.

Drejtori Nikolla Memov falënderoi z.Hasanin për informacionin dhe dashamirësinë për ndarjen e përvojës së punës së tij në Fond në periudhën e kaluar.

Nikolla Memov u diplomua në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Shkup, në degën e inxhinierisë petrokimike.

Në më shumë se njëzet vjet punë, Memov ka mbajtur disa pozita udhëheqëse. Ai ishte menaxher i zhvillimit të biznesit në Makedonski Telekom.

Në Ministrinë e Drejtësisë ka qenë këshilltar i Ministrit për Menaxhimin e Projekteve dhe Çështjeve Politike. Në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë drejtor i projektit – Legal and Judicial Implementation and Institutional Support Project, i financuar nga Banka Botërore, si dhe menaxher i projektit për Rindërtim dhe pajisje të Qendrës Informative të Ministrisë së Drejtësisë – CARDS 2003 National Programme-European Agency for Reconstruction. Në Ministrinë e Ekonomisë, ai ishte i angazhuar si menaxher i projektit dhe ekspert në projektin – BUSINESS ENVIRONMENT REFORM AND INSTITUTIONAL STRENGTHENING PROJECT-(BERIS), financuar nga Banka Botërore.

Memov ishte gjithashtu menaxher i zhvillimit të biznesit në ComTrade Groupe – Spinnaker New Technologies. Ai ishte drejtor i përgjithshëm në SHA “Fabrika Karposh”, si dhe drejtor i përgjithshëm në SHA “Makedonijaproekt”.

Nikolla Memov ishte gjithashtu edhe drejtor ekzekutiv në SIFEXS TRADE, si dhe menaxher i sektorit të fiskalizimit në DUNA SHPK.