“Deficiti në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor në vitin 2024 ishte 36.71 për qind dhe është më i ulët me pothuajse gjashtë për qind se në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 kur ishte 42.43 për qind”, tha drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, në një paraqitje të ftuar në “ 24 Analiza” të TV24.
Duke folur për buxhetin e Fondit në vitin 2025, Memov tha se është rritur me pothuajse 15 miliardë denarë, përkatësisht, vitin e kaluar 2024 buxheti ishte 119 miliardë denarë, afërsisht 2.1 miliardë euro, ndërsa gjatë këtij viti është projektuar në 134 miliardë 469 milionë denarë.
“Rritja është për dy arsye, e para pritet që të mblidhen nëntë miliardë denarë më shumë në bazë të kontributeve dhe gjashtë miliardë denarë më shumë në bazë të transfertave të qeverisë. Praktikisht është projektuar pagesa e pensioneve, të, cilat janë rritur për pesë mijë denarë, ”shtoi ai.
I pyetur nëse rritja e pensioneve dëmton stabilitetin e Fondit, Memov sqaroi:
“Fondi pensional kryen dy funksione kryesore. Funksioni i parë është pagesa në kohë e pensioneve, garantues i të cilit është qeveria. Dhe qeveria garanton që pensionistët do të kenë pagesën e pensioneve në ditën e parë të çdo muaji. Funksioni i dytë, i cili është praktikisht pjesa operative e punës së shërbimeve profesionale të Fondit, është sigurimi i të drejtës për realizimin e pensioneve, aktvendime për pensione, pensione familjare, invalidore, etj.
Në këtë pjesë, ne jemi vetëm një instrument për implementimin e politikave të qeverisë. Dhe absolutisht besoj se qeveria, me një vendim politik, kujdeset për rritjen e standardit të pensionistëve. Ne në çdo deklaratë themi se pensionistët duhet të jenë të sigurt për pagesën e pensioneve të tyre. Qeveria garanton pensionet. Siç jemi dëshmitar, bankat i paguajnë pensionet në ditën e parë të çdo muaji”.
Lidhur me propozimet e Këshillit Fiskal për rritjen e kufirit të moshës dhe rritjen e normës së kontributit për pension, Memov tha:
“Këshilli Fiskal nuk i ka shprehur rastësisht ato shqetësime dhe sugjerime, të cilat qeveria nuk i ka pranuar në këtë pjesë në këtë moment dhe nuk janë pjesë përbërëse e Strategjisë Fiskale deri në vitin 2029. Unë kam thënë se atje ka ende njerëz seriozë dhe po e analizojnë seriozisht situatën dhe po flasin me mirëbesim për të ruajtur komponentin e zhvillimit të buxhetit. Një vend nuk mund të bëjë përparim nëse nuk ka komponentë zhvillimi të buxhetit. Kjo do të thotë që Këshilli Fiskal, nëse mund të parafrazoj pikëpamjet e tyre, konsideron se shteti duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi komponentit zhvillimor në buxhet që do të mundësojë rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës, sesa të mbështetet në transfertat sociale. Qeveria nëpërmjet vendimeve të saj ka deklaruar qëndrimin e saj, se tani, në këtë periudhë të vitit, gjatë mandatit ka shprehur qëndrimin se tani, në këtë periudhë të vitit, gjatë mandatit, nevojitet stabilitet financiar, stabilitet social i kategorive më të rrezikuara, përfshirë edhe pensionistët”.
I pyetur se si i komenton konstatimet e Entit Shtetëror për Revizion mbi punën e Fondit në vitin 2023, i cili ka konkluduar se 206 persona janë angazhuar për punë me kontratë të cilët nuk janë paraqitur në punë, ai tha:
“Këta dyqind ekzekutorë nuk punojnë më në Fond, kontratat e tyre kanë përfunduar më 30 qershor të vitit 2024. Ne bëmë një analizë dhe pamë se shumica e tyre nuk kanë ardhur në punë. Disa prej tyre e kanë bërë punën me ndershmëri. Aktualisht në Fond ka 485 punonjës dhe kemi 25 me kontratë, ku numri i të punësuarve është nën minimumin në mënyrë që procesi i punës të ecë pa probleme. Ata janë angazhuar që nga dhjetori, po bëhen trajnime për përfshirjen e tyre të plotë në procesin e punës. Personat janë angazhuar në përputhje me kriteret e parashikuara në sistematizim. Në qershor të vitit 2024, me dyqind e gjashtë persona të tjerë të angazhuar, ka pasur 3325 lëndë të pazgjidhura, ndërsa sot, me 200 persona më pak, kemi 3000 lëndë të pazgjidhura. Pra efikasiteti i funksionimit të Fondit është rritur”.
I pyetur se çfarë do të ndërmarrë në lidhje me konstatimet e revizorëve në lidhje me kontratat e vazhdueshme të mirëmbajtjes në mënyrë që të mos ketë kontrata të tilla të dëmshme në të ardhmen, Memov u përgjigj:
“Ne duam të tregojmë një qasje të ndryshme për menaxhimin e një institucioni të caktuar. Çfarë po bëjmë tani? Në janar, ne miratuam Planin për furnizime publike, tashmë kolegët nga Seksioni për ekonomizim të pronës së SPIM-së janë në terren për të parë nevojat në të gjitha filialet dhe shtëpitë e pensionistëve dhe për të bërë një program investimi. Mbi këtë bazë, nëpërmjet masës së llogaritjes së projeksionit, do të shpallim tenderët. Komponenti i zhvillimit që ne bëjmë është në fushën e zhvillimit të sistemit të informacionit dhe mbrojtjes së tij. Digjitalizimi i proceseve në SPIM-së është gjëja më e rëndësishme. Ne promovuam 17 shërbime që mund të kryhen në mënyrë digjitale në portalin e shërbimeve, pa ardhur në sportel”.
I pyetur nëse po shqyrtohet nacionalizimi i shtyllës së dytë, drejtori i Fondit, Memov, tha:
“Mjetet nga shtylla e dytë janë individuale dhe të trashëgueshme dhe nuk është e lehtë t’i nacionalizosh ato. Madje edhe Kryeministri në një rast tha se nuk kishte ndërmend të shkonte në atë drejtim. Është e nevojshme që shteti të mendojë për tu mundësuar këtyre shoqërive pensionale si të mund që ata të menaxhojnë më lirshëm me këto mjete. “Për të investuar në to në mënyrë që ata më shumë të rriten.