• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

DITË TË SUKSESSHME KËSHILLËDHËNËSE NDËRMJET FONDIT TË SPIMV-SË DHE FONDIT PENSIONAL GJERMAN

Më 29 dhe 30 nëntor 2023 në Fondin e SPIMV-së u mbajtën ditë këshillëdhënëse ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Bartësit Gjerman për Sigurim Social.

Në procesin zhvillimor të ditëve këshillëdhënëse, qytetarët morën përgjigje dhe këshilla lidhur me realizimin e të drejtës së pensionit sipas Marrëveshjes  për Sigurim Social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Pyetjet më të shpeshta nga qytetarët e pranishëm kishin të bëjnë me realizimin e të drejtave të pensionit të pleqërisë (të parakohshëm dhe të rregullt), kushtet e realizimit të së drejtës së pensionit familjar dhe pensionit invalidor në mbështetje të Legjislacionit Gjerman, dokumentacionin e nevojshëm gjatë parashtrimit të kërkesës për realizimin e të drejtës së pensionit gjerman, të dhënat lidhur me lartësinë e pensionit gjerman, procedurën për përmirësimin e stazhit në RF të Gjermanisë, vendin e parashtrimit të kërkesës, procedurën e kthimit të kontributeve dhe transferimin e pensionit gjerman në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këto takime mbahen rregullisht dy herë në vit që nga viti 2012, një herë në Republikën e Maqedonisë  së Veriut dhe një herë në RF të Gjermanisë dhe të njëjtat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.