Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, sot u takua me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, të udhëhequr nga shefja e misionit, Anet Kjobe.
Në takim u diskutua për sistemin e sigurimit pensional, planet për periudhën e ardhshme si dhe zgjidhjet për funksionimin më të mirë të tij.
Shefja e Misionit, Anet Kjobe, tha se fokusi i interesit të tyre në këtë vizitë në vend janë planet për vitin e ardhshëm 2025, buxheti, strategjia afatmesme, si dhe ndërhyrjet në sistemin pensional.
Drejtori Memov i njoftoi anëtarët e misionit se si funksionon sistemi pensional dhe mënyra në të cilën kryhet harmonizimi i pensioneve, ndërsa u përqendrua në masën e fundit të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë tani dhe vitin e ardhshëm kur do të paguhet pensioni i marsit. Ai tha se në vazhdim janë duke u zhvilluar më shumë aktivitete për përmirësimin e funksionimit të Fondit, për të cilin punohet edhe në një projekt me Bankën Botërore.
Memov thekson se në periudhën në vijim do të përgatitet një analizë për arsyet e deficitit në buxhetin e Fondit për pagesën e pensioneve, ndërsa Qeverisë do t’i dorëzohen masat strategjike afatshkurtra dhe afatmesme për rritjen e të hyrave. Ai tha se është në funksion të sigurimit social të shfrytëzuesve të pensionit, por edhe të të gjithë të siguruarve.
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, Kjobe, tha se në raportin që do të përgatisin në shkurt të vitit të ardhshëm, ata do të japin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre, përfshirë edhe ato për sistemin pensional.
Në përfundim të takimit u shpreh kënaqësia nga takimi i realizuar dhe shpresa se bashkëpunimi do të jetë në kënaqësinë e të dyja palëve.