• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Lajmerime

Takim pune i drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Memov me përfaqësues të MAPAS dhe shoqërive për menaxhimin e fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, u takua sot me përfaqësuesit e MAPAS, Darko Sazdov dhe Mentor Jakupi, anëtarë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë, si dhe me kryetarët e Këshilleve Drejtuese të shoqërive pensionale private: KB Shoqëria e parë pensionale, Shoqëria pensionale Sava dhe Shoqëria pensionale Triglav, Vesna Stojanovska, Snezhana Stankoviç dhe Tihomir Petreski.

Më tepër

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor miratoi Llogarinë përfundimtare të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor mbajti seancën e trembëdhjetë  në të cilën u miratua Llogaria përfundimtare e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Më tepër

Fondet e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë dhe Malit të Zi do të realizojnë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike

Drejtorët e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Malit të Zi, Nikolla Memov dhe Vlladimir Drobnjak, nënshkruan Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor.

Më tepër

Takim i drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional Nikolla Memov me Misionin e FMN-së

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, sot u takua me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, të udhëhequr nga shefja e misionit, Anet Kjobe.

Më tepër

Shkëmbimi elektronik i të dhënave temë e takimit të drejtorit të Fondit pensional, Nikolla Memov me përfaqësuesit e Republikës së Austrisë në Shkup

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot ka takuar Harald Fuger, atasheun për çështje sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Shkup.

Më tepër

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor  miratoi Raportin nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonsë së Veriut

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor mbajti seancën e dymbëdhjetë, në të cilën u miratua Raporti nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut me gjendje më 31.12.2024 me propozim - vendime.

Më tepër

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov në “24 Analiza” të TV 24: “Qëllimi ynë është të tregojmë një qasje të ndryshme për të punuar dhe për të përdorur mjetet e tatimpaguesve në mënyrë racionale”

“Deficiti në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor në vitin 2024 ishte 36.71 për qind dhe është më i ulët me pothuajse gjashtë për qind se në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018 kur ishte 42.43 për qind”, tha drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, në një paraqitje të ftuar në “ 24 Analiza” të TV24.

Më tepër

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut miratoi Planin vjetor të punës si dhe Planin për furnizime publike të Fondit për vitin 2025

Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut mbajti seancën e dhjetë në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan:

Më tepër

KËSHILLI DREJTUES I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR I MAQEDONISË SË VERIUT MBAJTI SEANCËN E NËNTË

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, fillimisht informoi anëtarët e Këshillit për aktivitetet e funksionimit aktual të Fondit, si dhe për atë që është ndërmarrë pas seancës të mëparshëm.

Më tepër

Prezantohen shërbimet elektronike për qytetarët në Portalin uslugi.gov.mk. Kërkesa për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë tani e tutje do të mund të dorëzohet në mënyrë elektronike

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot mori pjesë në konferencën “Portali kombëtar për shërbime elektronike: pamje e re, shërbime të reja elektronike” organizuar nga Ministria e Transformimit Digjital.

Më tepër