• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

U MBAJTËN DITËT NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIMIT

Më datë 26 dhe 27 tetor të vitit 2022 në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut në Shkup u mbajtën Ditët e këshillimit ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të SPIMV-së dhe bartësit gjerman për sigurim social.

2022-10-27 09-19-43.jpg2

Para se të fillonin bidesimet, u.d. drejtori Dritan Bexheti i mirëpriti dhe përshëndeti mysafirët – pjesëmarrësit në Ditët e këshillimit nga RF e Gjermanisë.

Në ditët e këshillimit qytetarët morën përgjigje dhe këshilla lidhur me realizimin e të drejtës së pensionit, në përputhje  me  Marrëveshjen për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Pyetjet më të shpeshta nga qytetarët e pranishëm ishin:

  1. Kushtet për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë (të parakohshëm dhe të rregullt) sipas legjislacionit gjerman.
  2. Kushtet për realizimin e të drejtës së pensionit familjar sipas legjislacionit gjerman.
  3. Kushtet për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor sipas legjislacionit gjerman.
  4. Dokumentacioni i nevojshëm gjatë parashtrimit të kërkesës për realizimin e të drejtës së pensionit gjerman.
  5. Të dhëna lidhur me lartësinë e pensionit gjerman.
  6. Procedura për përcaktimin e stazhit në Gjermani.
  7. Vendi i parashtrimit të kërkesës.
  8. Procedura për kthimin e kontributeve.

Këto takime mbahen rregullisht që nga viti 2012 edhe atë dy herë në vit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën Federale të Gjermanisë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.