KONTRAKTIMI I KËMBIMIT TË TË DHËNAVE
Më 8 dhe 9 nëntor të vitit 2012, në Shkup, në organizim të Fondit të SPIM-së, u mbajt Takimi i tretë i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë. Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga gjashtë fonde, edhe atë nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Republika Srpska.
Tema që u diskutua në takim ishte informimi reciprok për ndryshimet në rregulloren e sigurimit pensional dhe invalidor, çështjet gjatë zbatimit të marrëveshjeve bilaterale për sigurim social, ndërsa është arritur marrëveshje për krijimin e kushteve për këmbimin elektronik të të dhënave etj.
Nikoqir i takimit ishte z.Bekim Neziri, drejtor i Fondit të SPIM-së, i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit ju dëshiroi punë të suksesshme dhe të frytshme, duke theksuar se takimi ka një rol të veçantë dhe të rëndësishëm dhe se do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese me të cilat përballen fondet e sigurimit pensional dhe invalidor të krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë.
Ai gjithashtu, shkurtimisht i njoftoi të pranishmit me vendosjen organizative dhe punën e Shërbimit profesional të Fondit të SPIM-së, pastaj me sistemin e sigurimit pensional dhe invalidor në vendin tonë si dhe me të dhënat statistikore.
Pjesëmarrësit në këtë takim gjerësisht ishin njohur edhe me risitë në Ligjin e sigurimit pensional dhe invalidor në R.Maqedonisë për të cilin sqaroi Trajko Premçeski, ndihmës drejtor në Sektorin për realizimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor, përderisa mbi mënyrën e pagesës së shfrytëzuesve të pensionit, të cilët jetojnë në R.Maqedonisë dhe në territorin e ish shteteve Jugosllave, sqaroi Sonja Baçoska, ndihmës drejtoreshë në Sektorin për çështje financiare.
Për përpunimin elektronik të të dhënave, megjithatë, ku theksi u vu mbi objektivat, rezultatet e mirëpritura, mundësitë, proceset si dhe parakushtet, foli Atanas Mançev, ndihmës drejtor në Seksionin e Informatikës.
Duke pasur parasysh problemet të cilat shkaktohen gjatë aplikimit dhe zbatimit të marrëveshjeve bilaterale për sigurim shoqëror në lidhje me kohëzgjatjen e procedurës për përcaktimin e stazhit, erdhi në përfundim se të gjitha fondet shtetërore në kohë të duhur, përkatësisht jo më shumë se 60 ditë, përgjigjet lidhur me kërkesat për përcaktimin e stazhit dhe kërkesat për realizimin e së drejtës së pensionit, t’i parashtrojnë tek bartësi tjetër i sigurimit social, pa marrë parasysh nëse e njëjta është pozitive ose negative.
Në lidhje me çështjen mbi shkëmbimin elektronik të të dhënave në nivel të fondeve shtetërore është vendosur që të angazhohen dhe të bashkëpunojnë të gjithë ndihmësit apo udhëheqësit e Sektorit të IT-së, me çka koordinator i këtij projekti është emëruar përfaqësuesi nga Republika e Serbisë.
Takimi i ardhshëm ra dakord që të mbahet në Podgoricë në vitin 2013.