Realizimi i procedurës së re mbi punën e Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë ishte temë e pres – konferencës të mbajtur më 25 dhjetor, në Fondin e SPIM-së.
Drejtori Bekim Neziri, para gazetarëve së pari theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së RM-së për realizimin e plotë të reformave në sistemin pensional dhe përmirësimin e standardeve të pensionistëve i cili konfirmon edhe vendimin më të ri të Qeverisë mbi rritjen e pensioneve për 5% nga viti i ardhshëm.
Të rikujtojmë se, në pres konferencën për gazetarët e cila u mbajt në Fondin e SPIM-së, në gusht të këtij viti, ishte prezantuar procedura e re për punën e Komisionit mbi vlerësimin e aftësisë për punë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të Fondit ndaj qytetarëve në pjesën e realizimit të pensioneve invalidore, tha drejtori Neziri. Tashmë nga shtatori u treguan edhe rezultatet e para, me çka brenda 24 ditësh nga aplikimi, personi ftohet në kontroll, ndërsa në ditën e 58-të të aplikimit, njësitë rajonale të Fondit sjellin aktvendim statusor. Gjithashtu, është ashpërsuar edhe kontrolli i punës së mjekëve, të njëjtit çdo muaj rrotullohen nga një komision në tjetrin me qëllim të eliminimit të të gjitha parregullsive dhe paraqitjes së korrupsionit në punë.
Për një zbatim të suksesshëm të procedurës kontribuoi edhe zgjerimi i përbërjes së komisioneve mjekësore, kështu, në vend se 6, tani në Komisionin për VAP (Vlerësimin e aftësisë për punë) punojnë 10 mjekë – specialist.
Pastaj, drejtori Bekim Neziri informoi se, Fondi i SPIM-së në Ueb-faqen e tij, çdo tre muaj do të publikojë listat e personave të cilët kanë aplikuar dhe të cilët kanë realizuar, përkatësisht nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit invalidor, që paraqet një transparencë më të madhe dhe një hapje më të madhe të Fondit të SPIM-së ndaj klientëve të tij dhe opinionin e gjerë.
Pyetjes së gazetarëve, drejtori Bekim Neziri iu përgjigj se viti i kaluar nuk ka pasur ndonjë trend të veçantë të rritjes së numrit të pensioneve invalidore. Kështu, derisa në vitin 2009 ka pasur 2284 pensionistë invalidor , këtë vit vendime të pensionit invalidor kanë fituar 1873 persona, që është rezultat pikërisht i përpjekjeve të Fondit të SPIM-së për një kontroll rigoroze dhe punës së rregullt të komisioneve invalidore.
Në fund, theksoi drejtori Neziri, çdo qytetarë i cili do të vërejë parregullsi të caktuara në punën e Komisionit për VAP si dhe personat të cilët kanë aplikuar për realizimin e pensionit invalidor, lidhur me informacionet mbi këtë çështje, mund të denoncojnë apo të paraqiten në këtë numër telefoni 15 – 215.