Këshilli drejtues i Fondit të SPIMV-së në seancën e fundit të mbajtur më 28 tetor të vitit 2021, miratoi Informacionin mbi gjendjen financiare të Fondit për periudhën janar – shtator të vitit 2021. Në këtë periudhë Fondi shënoi rezultate pozitive dhe është realizuar tepricë e të hyrave ndaj të dalave në shumë prej 304,96 milion denarë. Totali i të hyrave është në vlerë prej 60.114,30 milion denarë dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë më të larta për 2.170,27 milion denarë, ose për 3,75% si dhe gjithsej të dalat në shumë prej 59.809,35 milion denarë.
Këshilli drejtues shprehu kënaqësinë me trendin pozitiv dhe rritjen e të hyrave burimore të cilat janë më të larta nga të planifikuarat për këtë vit. Në të njëjtën kohë, realizimi i të dalave është në kuadër të parashikimeve, gjë që tregon në një planifikim dhe realizim shumë preciz të të dalave nga Fondi i SPIMV-së.
Në seancë u miratua edhe Informacioni për pagesën e mjeteve të Fondit solidar. Në periudhën janar – shtator të vitit 2021, në Fond janë paguar mjete për ndihmën e pas vdekjes në shumë prej 373.560.000,00 denarë për 12452 kërkesa. Në periudhën e njëjtë në Fond janë dorëzuar 16803 kërkesa me gjithsej shumë prej 504.112.895,00 denarë. Ekziston një vonesë në pagesë sepse këto mjete nuk paguhen nga buxheti i Fondit, por janë mjete që mblidhen nga mbajtja e një shume të caktuar gjatë pagesës së pensionit, ndërsa mbajtjet nuk mjaftojnë për pagesë të pa penguar të Fondit solidar. Këshilli drejtues u njoftua për aplikacionin e ri me të cilin nëpërmjet ueb faqes së Fondit, në çdo kohë, mund të përcillet radha e pagesës. Me këtë aplikacion modernizohet dhe përmirësohet procedura e pagesës së mjeteve të Fondit solidar.
Anëtarët e Këshillit drejtues miratuan edhe Rregulloren mbi masat teknike dhe organizative për sigurinë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale. Me këtë Rregullore, rregullohen rregullat dhe standardet të cilat i zbaton Fondi i SPIMV-së dhe e njëjta zbatohet për të gjitha përmbledhjet e të dhënave personale të cilat Fondi i mbledh, ruan dhe përpunon në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale për obliguesit, personat e siguruar dhe shfrytëzuesit e të drejtës të SPI, për të cilët Fondi udhëheq evidencë.
Në seancën e Këshillit drejtues morën pjesë: Boro Varoshlija, kryetar dhe Lupço Farmakoski, Bozhin Petreski, Risto Frangov, Tatjana Nasteska dhe Marjan Kicev, anëtarë të KD-së si dhe Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Fondit të SPIMV-së dhe shërbimet profesionale të Fondit.