Më 5 tetor, në shtëpinë e Pensionistëve, “Lika Çopova” në komunën Çair, u mbajt pres konferencë
Në të cilën para gazetarëve fjalën mori drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Pasi që përshëndeti të pranishmit në pres konferencë, drejtori Bekim Neziri, theksoi se që nga 1 tetori i këtij viti, Shtëpia e pensionistëve në Çair zyrtarisht bëhet pronë e Fondit të SPIM-së, në sajë të përpjekjeve të Qeverisë së RM-së dhe ministrave të tij nga Bashkimi demokratik për integrim.
– Kalimi i Shtëpisë së pensionistëve në pronë të Fondit të SPIM-së, në të ardhmen do të thotë investim permanent në përpjekjen e investimeve për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe qëndrim të banorëve në këtë Shtëpi, pranë së cilës me iniciativat e tyre si dhe propozim – projekteve në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme të përfshihet Shoqata e pensionistëve dhe Komuna e Çairit, me qëllim të përmirësimit të jetës së pensionistëve në Shtëpinë e pensionistëve, nënvizoi drejtori Bekim Neziri.
Gjithashtu, drejtori Bekim Neziri tha se, Fondi i SPIM-së planifikon që në Çair të hap mini – filial të veten, me të cilët qytetarët e kësaj komune do të munden më lehtë të marrin informacione përkatëse dhe profesionale për realizimin e të drejtave nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor.
Në konferencën për shtyp fjalën mori edhe kryetari i Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti, i cili uroi drejtorin e Fondit të SPIM-së, për vendimin pozitiv të gjykatës, me një bindje për një bashkëpunim më të mirë dhe më të suksesshëm mes Fondit dhe pensionistëve të kësaj komune.
– Në emrin tim dhe në emrin e punonjësve të Komunës së Çairit, informoj opinionin që plotësisht jemi të përkushtuar dhe vazhdimisht do të përpiqemi për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe do të ndërtojmë strategji të përbashkët për realizimin e projekteve të reja dhe të suksesshme në komunë, theksoi kryetari i komunës z. Izet Mexhiti.
Pastaj, drejtori Bekim Neziri dhe kryetari i komunës z.Izet Mexhiti, vizituan hapësirat e Shtëpisë së pensionistëve të Çairit, ku kishin mundësinë për të udhëhequr biseda të drejtpërdrejta me banorët e Shtëpisë së pensionistëve.