Shoqata Ndërkombëtare e Sigurimeve Shoqërore (ISSA) organizon Seminar teknik mbi parashikimin e nevojave evoluese të nevojave të plakjes së popullsisë në botë, prej 5 deri më 6 dhjetor të vitit 2019 në Varshavë, i organizuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Polonisë (Zaklad Ubezpieczen Spolecznych – ZUS), në të cilin merr pjesë drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut z. Shaip Zeneli.
Në këtë takim rëndësi të veçantë përfshin plakja demografike si një nga sfidat më të rëndësishme për sigurinë shoqërore në të gjithë botën. Siç u theksua në raportin e fundit evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA), dukuria e tillë u paraqit si një nga dhjetë sfidat më të rëndesishme e cila po ndjehet më ashpër në gjithë rajonin Evropian.
Plakja e popullsisë ka ndikim në qëndrueshmërinë e skemave dhe në përshtatshmërinë e përfitimeve të paguara për të moshuarit. Për më tepër, vëmendje e rëndësishme i është kushtuar kohëve të fundit nevojave në zhvillim të shërbimeve të popullsisë në plakje, dhe veçanërisht në lidhje me kujdesin shëndetësor dhe nevojën për shërbime të kujdesit afatgjatë.
Parashikimet demografike janë thelbësore për të kuptuar fushën e çështjes, përgatitjet strategjke që përmbushin nevojat e shumta të sigurimeve shoqërore të popullsisë në plakje, si dhe qëllimet e qëndrueshmërisë.
Prandaj, ky seminar do të ketë dy objektiva: njëherit të adresojë mënyrën se, si institucionet e sigurimeve shoqërore krijojnë dhe përdorin parashikimet demografike dhe rëndësinë e tyre në ndryshimin e politikave në sigurimet shoqërore dhe më pas do të vijojnë rishikimet dhe zgjidhjet e fundit inovative në të gjithë Evropën.