TAKIM MES PËRFAQËSUESVE TË FONDIT TË SPIM-së DHE DEPARTAMENTIT TË ADMINISTRATËS PENSIONALE TË KOSOVËS
Më 13 mars të vitit 2009 në hapësirat e Fondit të SPIM-së, u mbajtën bisedime mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe Departamentit të administratës pensionale të Kosovës ( DAPK ), në lidhje me çështjet aktuale dhe problemet që janë prezente në realizimin e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor.
Delegacionin nga Kosova e përfaqësuan : Basri Ibrahimi, drejtor i DAPK, Izet Shala, shef i Sektorit për marrëveshje ndërkombëtare, Isuf Ajeti, drejtor regjional i njësisë rajonale në Gjilan dhe Bahri Xhaferi, drejtor regjional i njësisë rajonale në Mitrovicë.
Nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Isni Jakupi, drejtor gjeneral i Fondit, Trajko Premçeski, drejtor ndihmës në Sektorin për realizimin e të drejtave për SPI, Hamdi Mustafa, drejtor ndihmës në Sektorin për resurse njerëzore, juridike dhe punë të përgjithshme, Beqir Mexhiti, koordinator për realizimin e të drejtave nga SPI, Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit, Bekim Rexhepi, shef i Kabinetit të drejtorit dhe Sadete Jusufi, përkthyese.
Bisedimet u udhëhoqën sipas çështjeve aktuale: se të siguruarit nuk janë shfrytëzues të pensionit nga Serbija, pastaj ripensionim – si opcion që rrjedh nga Marrëveshje për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe ish Jugosllavisë, informacion për arkivin që e posedon Departamenti i administratës pensionale në Kosovë dhe Marrëveshje për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.
Në fillim të takimit drejtori i Fondit të SPIM-së, Isni Jakupi përshëndeti të pranishmit, mandej Trajko Premçeski, drejtor ndihmës njoftoi për rregullimin organizativ të Fondit të SPIM-së, mënyrën e realizimit të së drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, zgjidhjen e të drejtës nga shkalla e dytë, rregullimin e evidentimit amë, vlerësimin e aftësisë së punës dhe zgjidhjen e kërkesave të zbatuara me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në vazhdim të bisedimeve Hamdi Mustafa, informoi për rrjedhën e kërkesave aplikative joformale që mund të pranohen në njësitë tona rajonale dhe për periudhën prej 1999 deri më 2002 viti, për të cilët nuk është kryer pagesa e shfrytëzuesve nga ana e Serbisë, ndërsa ripensionimin si opcion që rrjedh nga Marrëveshja për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe ish Jugosllavisë, të pranishmëve ua sqaroi Beqir Mexhiti.
Përfaqësuesit nga delegacioni i Kosovës informuan se të dhënat nga evidentimi amë nga Fondi i mëparshëm për sigurim pensional dhe invalidor në Kosovë për periudhën prej 31 dhjetorit të vitit 1998, gjenden në Departamentin e administratës pensionale në Kosovë. Prej vitit 1999 nga ana e UNMIK-ut me Rregullore është vendosur trusti i kursimeve pensionale që nuk ka karakter të sigurimit pensional. Gjithashtu informuan se në administratën tatimore të Kosovës mund të kërkojmë informacion për punësim.
Në bisedimet të cilat u realizuan në atmosferë miqësore, të dy palët vlerësuan se kjo mënyrë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen është e nevojshme dhe e dobishme për tejkalimin e të gjitha problemeve në lidhje me çështjet për realizimin e të drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, që do të vazhdojnë në interes të shfrytëzuesve të shërbimit që rrjedhin nga politika pensionale.