Sot, më datë 21 mars të vitit 2022, në hapësirat e Fondit të SPIMV-së u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi është nënshkruar nga Dritan Bexheti, u.d. drejtor i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Blerim Abazi, u.d. drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Subjekt i këtij Memorandumi është shfrytëzimi i të dhënave dhe dokumenteve në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit për ndërlidhje dhe shfrytëzim të ndërsjellë të regjistrave dhe bazave të të dhënave ndërmjet institucioneve – ndërveprueshmëri.
Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve ka të bëjë me marrjen e të dhënave dhe informacioneve nga evidenca e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do t’i marrë nga ofruesi i shërbimit, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me nevojat e Fondit dhe për kryerjen e kompetencave të tij ligjore.
Shfrytëzimi i të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike do të realizohet me kërkesa të posaçme elektronike nga ana e Fondit të SPIMV-së, në mbështetje të Udhëzimit teknik mbi llojin, formën, mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike.
Shkëmbimi i të dhënave dhe dokumenteve në mënyrë elektronike nga evidenca e cila udhëhiqet nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë si ofrues i shërbimit dhe Fondi i SPIMV-së si shfrytëzues i shërbimeve, bëhet me qëllim të zbatimit të kompetencave të përcaktuara ligjore të Fondit në mbështetje të dispozitave të Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor dhe Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.
Palët nënshkruese do ta zbatojnë këtë Memorandum në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe në mënyrë reciproke do të informohen mbi çdo situatë që mund të vërë në dyshim zbatimin e plotë dhe në kohë të Mamorandumit.