Talin, Estoni 04-06 Maj 2022
Me ftesë të Bordit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore të Estonisë, Shoqata ndërkombëtare e sigurimeve shoqërore (ISSA) me datë 4–6 maj 2022 organizon Konferencën e saj të 16-të Ndërkombëtare mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Sigurimet Shoqërore (TIK 2022) në Talin të Estonisë.
Në Konferencë Fondin e SPIMV-së e përfaqësojnë drejtori Dritan Bexheti dhe zëvendësdrejtori Shaip Zeneli.
Duke u fokusuar në temën “Transformimi dixhital për sigurinë sociale të adaptuar dhe të përqëndruar te njerëzit”, kjo ngjarje e klasit botëror, e mbajtur vetëm një herë në tre vjet është mundësia unike për të analizuar dhe diskutuar mundësitë dhe sfidat në lidhje me menaxhimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në fushën sociale.
Konferenca do të mbledhë së bashku mbi 400 menaxherë dhe ekspertë nga institucionet e sigurimeve shoqërore dhe organizatat ndërkombëtare. Kjo ngjarje unike është e vetmja mbledhje globale për vendimmarrësit në sigurimet shoqërore.
Programi do të paraqesë prezantime të rasteve, tryeza të rrumbullakëta të liderëve, përvojë të drejtpërdrejtë dhe debate në sesione plenare dhe interaktive në grupe.
Rëndësia e bashkëpunimit dhe partneriteteve ndërinstitucionale si dhe strategjitë për të përmirësuar përfshirjen dixhitale të të gjithë klientëve që do të jenë fokusi kryesor i këtyre diskutimeve këto dy ditë.
Sot në hapjen e konferencës, drejtori Dritan Bexheti, prezentoi punën dhe reformat e fundit në sferën dixhitale në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa zëvendësdrejtori Shaip Zeneli, përgjigjej në pyetjet e anëtarëve tjerë të institucioneve pjesëmarrëse në konferencë.