Më 23 janar të këtij viti, në Shërbimin profesional të Fondit të SPIM-së Qendra, Shkup, u zhvillua një takim pune në të cilën morën pjesë drejtori i Fondit të SPIM-së, z. Bekim Neziri, anëtarët e Ekipit të menaxhimit dhe udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit.
Në këtë takim të parë për këtë vit, drejtori i Fondit të SPIM-së, z. Bekim Neziri, pasiqë i përshëndeti të pranishmit, ftoi udhëheqësit që të prezantohen veçmas dhe ti paraqesin problemet me të cilat ballafaqohen nga sfera e punës rrjedhëse, si dhe të sigurojnë sugjerime dhe rekomandime të argumentuara për shkarkimin e tyre efektiv.
Qëllimi i takimit të punës ishte që, Ekipi i menaxhimit të Fondit të SPIM-së të jetë i angazhuar dhe i njoftuar plotësisht për problemet e mundshme në funksionimin e filialeve dhe ekspoziturave, si nga aspekti i teknologjisë së informatikës, ashtu edhe në lidhje me resurset njerëzore, për shkak të marrjes të të gjitha aktiviteteve të nevojshme për tejkalimin e tyre të plotë dhe efikas si dhe realizimin e projekteve të sapofilluara pensionale.
Në fund të takimit, drejtori z.Bekim Neziri dha udhëzimet e nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të veprimit në punë, sidomos me një kërkesë për zbatimin e disiplinës në mesin e punonjësve, vendosjen e sistemit të kontrollit të ngurtë në punë si dhe respektimin dhe zhvillimin e komunikimit të hierarkisë në linjë horizontale dhe vertikale. Vetëm kështu, do të sigurohet, që në të ardhmen, Fondi i SPIM-së të veprojë si një institucion me punonjës të kualifikuar dhe të aftë për të punuar, pa dështime në punë ndaj përdoruesve të shërbimeve të saj, theksoi drejtori z.Bekim Neziri.