Drejtori i ri i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri, është i lindur në vitin 1975 në Shkup, ku dhe ka mbaruar Shkollën e mesme të mjekësisë.
Pranë Fakultetit matematiko-natyror, ka diplomuar në Drejtimin e biologjisë dhe ka marrë titullin shkencor inxhinier i diplomuar i biologjisë.
Arsimimin e tij e ka vazhduar në studime pasuniversitare pranë Fakultetit ekonomik, ku dhe së shpejti do të mbroj temën e tij të magjistraturës me titull “Menaxhimi në sektorin publik”.
Ai para ardhjes si drejtor i Fondit të SPIM-së ka punuar në Agjencinë e aviacionit ajror civil, pastaj ka qenë zëvendës drejtor në Drejtorinë e të Hyrave Publike të Maqedonisë, si dhe në Navigacionin e Maqedonisë ku ka qenë drejtor i financave, punëve juridike, planifikimit, zhvillimit dhe investimeve. Por, ka qenë i angazhuar edhe në Kryqin e kuq të Maqedonisë gjatë krizës në Kosovë, si dhe në Komitetin ndërkombëtar për shpëtim IRC si këshilltar për projekte të jashtme.
Flet: gjuhën shqipe, angleze, maqedonase dhe franceze.