Më 4 qershor në hapësirat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u mbajt konferencë për përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike. Në takimin me gazetarët, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe u.d. drejtori i Fondit të SPIM-së, Amet Dauti informuan për të dyja projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe atë, për qasjen elektronike ndaj të dhënave për stazhin dhe pagën nëpërmjet Internetit dhe për informimin e qytetarëve në lidhje me stazhin e tyre, dy herë në vit.
Me realizimin e projektit për qasje në të dhënat mbi stazhin dhe pagën nëpërmjet Internetit i cili filloi nga 1 qershori i këtij viti do të mundësohet rritje e nivelit të informimit për të siguruarit lidhur me stazhin dhe pagat dhe qytetarëve të R.Maqedonisë do t’u mundësohet që me kohë të rregullojnë stazhin e tyre, me çka do të arrihet mbrojtje e të drejtave të tyre nga sigurimi pensional dhe invalidor.
Çdo qytetarë i interesuar i cili dëshiron të ketë qasje elektronike në bazën e të dhënave të Fondit të SPIM-së duhet të vijë vetëm një herë në Fond për të marrë emrin e tij përdorues dhe fjalëkalimin dhe pastaj, personalisht ai, vazhdimisht të ketë qasje në të dhënat personale për stazh dhe sigurim.
Sipas u.d. dretorit të Fondit të SPIM-së, Amet Dauti, e-shërbimi i ri për të dhënat mbi stazhin dhe pagat nëpërmjet ueb-faqes së Fondit mundëson që qytetarët e R. Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme, brenda 24 orëve të kenë qasje në të dhënat e tyre për stazhin dhe pagën, gjegjësisht të informohen nëse punëdhënësi ku ai punon me kohë i paguan kontributet, me çka në kohë do të mund të bëjnë korrigjimet e duhura të stazhit të sigurimit të së drejtës së tyre të pensionit, ndërsa njëkohësisht do të reduktohet edhe turma dhe rrëmuja para sporteleve të Fondit.
Në lidhje me projektin e dytë të sistemit të Qeverisë së RM-së i cili, gjithashtu ka për qëllim rritjen e informimit të qytetarëve, dy herë në vit, gjegjësisht deri më 15 shkurt dhe deri më 15 korrik nga Fondi i SPIM-së në mënyrë elektronike i dorëzohen të dhënat obliguesve – punëdhënësve të cilët janë të detyruar që më pas t’ua dorëzojnë punonjësve të tyre. Bujqit dhe personat e vetëpunësuar do të informohen me shkrim për të dhënat mbi stazhin e tyre. Si rezultat i informacioneve të para të dorëzuara në muajin shkurt të këtij viti, deri më tani për rreth 51.500 të siguruar kanë bërë korrigjime në të dhënat e tyre mbi stazhin.
Sipas vlerësimeve të ekipit menaxhues të Fondit kjo përpjekje e re do të kontribuojë në përforcimin e përgjegjësisë së firmave në përmbushjen e obligimeve të tyre ndaj punonjësve të tyre, por edhe për mbushjen e arkës së Fondit me mjetet që do të merren mbi këtë bazë.
Në këtë takim gazetarët u informuan se vazhdon të realizohet Projekti “Ditët e Hapura” për informimin e qytetarëve për të dhënat e stazhit të tyre i cili deri më tani realizohej në 16 komuna të Republikës së Maqedonisë.
Jehona e mediave tek ne ishte e madhe, me çka tregohet interesi i madh në punën e Fondit të SPIM-së nga njëra anë dhe kujdesi për informimin e punonjësve në firma, nga ana tjetër