• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

U BAJTËN DY DITË NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIMIT NË TETOVË DHE GOSTIVAR

IMAG2604__Copy__647868551Në kuadër të aktiviteteve të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u mbajtën dy ditë ndërkombëtare të këshillimit mes përfaqësueseve të Fondit të sigurimit pernsional dhe invalidor të Maqedonisë dhe bartësit gjerman të sigurimit social, edhe atë më 8 tetor në Filialin e Tetovës dhe 9 tetor të vitit 2013 në Filialin e Gostivarit.

Në të dyja takimet e Ditëve ndërkombëtare të këshillimit, këshilluan ekspertë nga të dy bartësit e sigurimit social, kompetentë për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social, ndërsa konsultimet ishin falas.
Të dy takimet u shoqëruan me një pjesëmarrje të madhe ku zotëronte një interes i veçantë me pyetje të shumta.
Në të dy takimet nga ana e Fondit të SPIM-së morën pjesë Nigjar Toska, Dashurie Abdullai, Biljana Stojanova, Shejla Ramadani dhe Katerina Pavllovska, ndërsa nga Fondi i sigurimit social të Gjermanisë morën pjesë Biljana Capiç, Bernhard Reuschl dhe Adelheid Spagl.
Duhet theksuar se ky është takimi i katërt i këtij lloji me bartësin gjerman të sigurimit social, përderisa dy takimet e para ishin mbajtur në Shkup në vitin 2011 dhe 2012, ndërsa i treti në Minhen, RF e Gjermanisë, në fund të muajit shkurt të vitit 2013.
Gjatë ditëve të këshillimit, 100 qytetarë morën përgjigje dhe këshilla lidhur me realizimin e të drejtës së pensionit në mbështetje të Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe RF të Gjermanisë.
Në të dyja takimet e punës, pyetjet e parashtruara më së shpeshti nga ana e qytetarëve të pranishëm ishin: kushtet mbi realizimin e pensionit të pleqërisë (të parakohshëm dhe të rregullt) sipas legjislacionit gjerman, kushtet mbi realizimin e të drejtës së pensionit familjar sipas legjislacionit gjerman, pastaj kushtet mbi realizimin e të drejtës së pensionit invalidor sipas legjislacionit gjerman si dhe dokumentacioni i nevojshëm gjatë dorëzimit të kërkesave mbi realizimin e të drejtës së pensionit gjerman, marrja e të dhënave lidhur me lartësinë e pensionit gjerman si dhe procedura e përcaktimit të stazhit në Gjermani, vendi i dorëzimit të kërkesës, procedura për kthimin e kontributeve dhe transferimi i pensionit gjerman në R. Maqedonisë.
Pas grumbullimit të rezultateve duket qartë se në të dy takimet janë arritur rezultate të rëndësishme, kështu të dyja palët ranë dakord që takime të këtilla të mbahen edhe në të ardhmen, edhe atë dy herë gjatë vitit.