• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

THIRRJE PËR SHFRYTËZIMIN E REKREACIONIT KLIMATERIK NË BANJA PËR PËRFITUESIT E PENSIONIT,PËR VITIN 2012

Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë pensionistëve të interesuar që të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimin rekreacion klimaterik në banja. Këtë shërbim mund të shfrytëzojnë personat-pensionistët që marrin pension pleqërie, pension invalidor dhe pension familjar që e kanë fituar sipas normave të Republikës së Maqedonisë dhe normave të shteteve tjera me të cilat Republika e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për sigurim social, që cilët këtë të drejtë e kanë arritur përfundimisht me dhjetorin e vitit 2011.

Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej 19 mars deri më 30 nëntor të vitit 2012, në kohëzgjatje prej 7 ditëve. Data e lejuar për shfrytëzimin e këtij shërbimi nuk mund të ndryshohet, përveç në rastet kur paraqiten pengesa apo për shkak të sëmundjes.

Shërbimi në fjalë përfshinë:
– 6 pansione të plota (fjetje me tri racione)
– Terapi në banja
– Një kontrollim shëndetësor të obliguar
– Shpenzime për transport në shumë të biletës kthyese të autobusit nga vendbanimi deri te lokacioni ku do të shfrytëzohet ky shërbim (shpenzimet e transportit do të paguhen përmes llogarisë transaktive të shfrytëzuesit 7 ditë para terminit të caktuar).

Pensionistët që shfrytëzojnë edhe kompensime në të holla për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, kanë të drejtë për shoqërues gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi.
Shërbimet për këtë projekt i ofrojnë subjektet juridike të regjistruara për shërim klimaterik me të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të lidhë marrëveshje.

Dokumentet e nevojshme për shfrytëzimin e këtij shërbimi:

Për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banja pensionistët duhet të parashtrojnë kërkesë në Njësinë rajonale të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, në bazë të vendbanimit të tyre. Kërkesën e jep Fondi. Nëse përfituesi i pensionit shfrytëzon edhe të drejtën për kompensim në të holla për ndihmë dhe përkujdesje nga personi i tretë, së bashku me kërkesën duhet të parashtrojë edhe çekun e muajit nëntor të vitit 2011 për shfrytëzimin e kësaj të drejte nga Qendra kompetente për punë sociale.

Nëse përfituesi i pensionit shfrytëzon edhe pjesë nga pensioni të cilin e merr nga ndonjë shtet tjetër, doemos duhet të parashtrojë edhe çekun nga banka për shumën mujore të pensionit.

Kërkesat mund të parashtrohen deri më 15 shkurt të vitit 2012

Pas përfundimit të procedurës, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë me shkrim do ta informojë parashtruesin e kërkesës për entin ku do të dërgohet dhe për periudhën e shfrytëzimit të këtij shërbimi.

Listat e përfituesve të pensionit, të cilëve nuk u është miratuar shfrytëzimi i këtij shërbimi, do të publikon në Njësitë Rajonale të Fondit, si dhe në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (www.mtsp.gov.mk).

Personat-përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010 dhe 2011 e kanë fituar këtë të drejtë, për shfrytëzimin e rekreacionit klimaterik në banja, nuk do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbimin në vitin 2012.

MINISTRIA E PUNËS DHE E POLITIKËS SOCIALE