• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TË KËNAQUR NGA PËRFITIMET TË VAZHDOJNË PËRPJEKJET

SUC34625____289481747NGA VIZITA E KRYEMINISTRIT NIKOLLA GRUEVSKI NË SHTËPINË E PENSIONISTËVE “JANE SANDANSKI” NË KOMUNËN E AERODROMIT

Një fakt i pamohueshëm është se pensionet janë rritur për 34 përqind, përderisa për ata të kategorisë së tretë arrin 41 përqind. Është kërkuar që edhe këtë vit të ketë mjekim pa pagesë në banjë dhe mundësisë së transportit pa pagesë për edhe një ditë në javë në NQP

Më 8 janar të vitit 2011, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga Xhelal Bajrami, ministër i punës dhe politikës sociale dhe Isni Jakupi, drejtor i Fondit të SPIM-së, vizituan shtëpinë e pensionistëve “Jane Sandanski” në komunën Aerodrom.

Gjatë kësaj vizite, në përcjellje të tyre ishin edhe Spiro Ristovski, zëvendës ministër dhe Maria Kojzekliska, zëvendëse e drejtorit, pastaj Hamdi Mustafa dhe Trajko Premçeski, ndihmës të drejtorit, Luben Veljanovski, kryeshef në Seksionin për ekonomizimin e pronës së Fondit të SPIM-së dhe standardit shoqëror të shfrytëzuesve të pensionit si dhe Bashkim Ameti, shef i Kabinetit të drejtorit.

Gjithashtu në takimin – bisedimet morën pjesë Velan Stojkovski, drejtues i Shtëpisë së pensionistëve, Kërste Angelovski, kryetar i Shoqatës së pensionistëve të qytetit të Shkupit dhe Pavle Spasov, kryetar i Shoqatës së pensionistëve të Komunës Qendër.

Me këtë rast, kryeministri Nikolla Gruevski vizitoi disa dhoma, pastaj në sallën e ndërtesës, mbajti një bisedë të drejtpërdrejtë me banorët e Shtëpisë së pensionistëve “Jane Sandanski” nga lagjja e Aerodromit. Nga bisedimiet ata mbetën të kënaqur nga arsyeja se janë bërë përmirësime të mëdha në standardin e tyre, gjë që dëshmohet me disa rritje rreshtazi të pensioneve (për 34 përqind, ndërsa për ata të kategorisë së tretë madje edhe për 41 përqind), si dhe me fillimin e projektit falas për mjekim në banjë për një kategori të caktuar të pensionistëve (që filloi të realizohet nga viti i kaluar) dhe një ditë udhëtim falas nëpër trafikun e qytetit të Shkupit. Në bisedime, gjithashtu me udhëheqësinë e Shtëpisë është parashtruar pyetja rreth mbarimit të përshtatjes së kësaj godine në gjysmën tjetër të periudhës së ardhëshme …

Duke iu përgjigjur pyetjeve kryeministri Nikolla Gruevski vuri në dukje se kjo Qeveri po bën përpjekje maksimale që standardi i pensionistëve gjithnjë e më shumë të përmirësohet dhe se me të njëjtin ritëm këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhëshme, duke theksuar se në vitin 2011 do të vazhdojë projekti për mjekim falas në banjë për kategorinë e pensionistëve me pensione të ulëta.

Për këtë, siç theksoi ai, janë ndarë fonde në buxhetin e këtij viti, përderisa edhe për një ditë falas të transportit në trafikun e qytetit të Shkupit, premtoi se do të bisedojë me kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski, me qëllim që të shqyrtohet mundësia dhe të plotësohet edhe kjo kërkesë e pensionistëve.

Sipas mjeteve në dispozicion, do të bëhen përpjekje, po qe se është e mundur, të përfundojë rikonstruksioni i ndërtesës, premtoi kryeministri Nikolla Gruevski duke potencuar se shpenzimi me përgjegjësi i mjeteve për çdo qëllim është racional dhe i domosdoshëm.

Ngjarja është ndjekur me një interes të madh nga mjetet e informimit publik (të shtypit dhe elektronike), të cilët publikuan edhe më shumë informacione