• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIMI I 12-të I DREJTORËVE TË FONDEVE TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NGA VENDET E THEMELUARA NË TERRITORIN E ISH RSFJ-së

slika 2Nga data 8-10 qershor të vitit 2022, në Dubrovnik, Republika e Kroacisë, u mbajt takimi i 12-të i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, organizuar nga ana e Institutit Kroat të Sigurimeve Pensionale.

Në takim nga ana e Fondit të SPIMV-së morën pjesë Dritan Bexheti, drejtor i Fondit, Shaip Zeneli, zëvendësdrejtor, Biljana Stojanova, drejtoreshë në Sektorin për realizimin e të drejtave nga SPI dhe Fatime Nexhipi drejtoreshë në Sektorin për çështje financiare.

slika 3Si nikoqir i mëparshëm i takimit të 11-të të drejtorëve të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, të mbajtur në Ohër në vitin 2019, drejtori i Fondit Dritan Bexheti përshëndeti të pranishmit dhe foli për konkluzionet nga takimi i fundit dhe realizimi i tyre deri tani.

Drejtori theksoi se këto takime tradicionale ndërmjet fondeve janë shumë të rëndësishme dhe kontribuojnë në tejkalimin e shumë çështjeve, shkëmbimin e ideve dhe praktikave të reja në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në zbatimin e tyre. Nga të dhënat e dorëzuara nga konkluzionet e fundit, vërehet një trend i rritjes së numrit të të siguruarve në të gjitha vendet – pjesëmarrës në takim, edhe pse në dy vitet e fundit pandemia ka imponuar një mënyrë tjetër të punës, të cilës është dashur të gjithë ne t’i përshtatemi dhe ashtu të funksionojmë. Gjithashtu, drejtori Dritan Bexheti i kushtoi rëndësi të madhe vazhdimit dhe arritjes për një marrëveshjeje për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet bartësve të sigurimit pensional dhe invalidor, me të cilën është mundësuar ulja, përkatësisht parandalimi i pagesave të pabazuara të pensioneve, ndërsa me këtë parandalohet në kohë edhe dalja e mjeteve dhe përmirësimi i likuiditetit financiar të fondeve.

slika 4“Angazhimi në tejkalimin e disa çështjeve në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm në zbatimin e tyre është në nivel të lartë dhe shpresojmë që të gjithë së bashku do të kontribuojmë në bashkëpunimin e shpejtë dhe të suksesshëm ndërmjet të gjithëve ne”, shtoi drejtori i Fondit, Dritan Bexheti.