Trembëdhjetë përfundimet e pranuara shkojnë në favor të plotësimit të buxhetit dhe pagesa përfundimtare e borxhit të papaguar prej të obliguarve
Me datën 1, 3 dhe 5 mars të këtij viti në Manastir, Kumanovë dhe Strumicë u mbajtën takime rajonale me udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit si dhe kontrollorët e autorizuar nga drejtori i Fondit. Organizator i takimeve ishte Shërbimi profesional i Qendrës së Fondit edhe atë inicuar nga ndihmësja e drejtorit të Seksionit për çështje financiare, Sonja Baçovska, Bashkim Ameti shef i Kabinetit të drejtorit, Boro Varoshlija këshilltar i drejtorit, Milena Dilevska koordinatore si dhe Bozhana Risteska kryeshef i Seksionit për kontrollën e të dhënave prej kontributeve nga SPI. Për shkak të rëndësisë së temës, takimet i mbajti drejtori i Fondit Isni Jakupi.
Në fajlimin e tij para të pranishmëve ai mes tjerash në vijim theksoi se:
– Ndryshimet e rëndësishme në zhvillimin shoqëroro – ekonomik në Republikën e Maqedonisë si dhe ndikimet nga recesioni ekonomik më gjerë në botë, kanë ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në pagesën e kontributeve këtu tek ne. Prej këtu, ndryshimet ligjore në raport me pagesën e kontributeve sociale dhe obligimi për pagesën e borxheve, deri në dhejtor të vitit 2008 të kontributeve, nga ana e Fondit më obligojnë që si drejtor nëpërmjet jush si egzekutues të drejtëpërdrejtë ta mbarojmë këtë sipas një detyre në tërësi shumë të rëndësishme. Për shkak të kësaj vitin 2010 në Fondin e SPIM-së e shpalli për vit të pagesës së kontributeve të papaguara përfundimisht me dhjetorin e vitit 2008.
Në vazhdim të fjalimit të tij pranë të pranishmëve në takimet rajonale, drejtori Isni Jakupi theksoi në vazhdim:
– Fondi i ndërmorri të gjitha aktivitetet e duhura për mbarim të sukseshëm të deytrës, ndërsa tani i ndjekim dhe masim rezultatet nga puna e kryer nëpërmjet modulit të kontrollit për kontributet e papaguara si dhe raportet e juaja. Pikërisht, kjo detyrë është në pëlqim me nenin 32 nga Ligji për kontribute të obliguara të sigurimit social, sipas të cilës është në implementim edhe ciklusi i dytë i modulit të kontrollit me të gjitha filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIM-së.
Sipas asaj, kjo detyrë është më me prioritet, para se gjithash e rëndësishme për Fondin dhe për Buxhetin në përgjithësi dhe kërkoj angazhim të plotë nga të gjithë jush. Me atë, do të vërtetohet rregulli se pasqyrën e institucionit e përbëjnë dhe ndërtojnë të punësuarit me punën e tyre profesionale dhe kualitative, sjelljen e tyre me palët, shfrytëzuesit e të drejtave si dhe egzekutimin e ligjshëm të detyrave. Ajo është detyra juaj e përbashkët, që në një e paraqet edhe pasqyrën e Fondit, për çka nuk duhet që të ketë tërheqje nga kjo politikë. Porosia ime deri tek ju është që të përpiqeni ta rrisni besimin e Fondit të SPIM-së te të obliguarit dhe te institucionet, të kyqeni në to, propozoni vendime dhe krijoni politikën publike dhe afirmative të Fondit, përfundoi në fjalimin e tij drejtori Isni Jakupi.
Në të tre takimet, u vu në dukje shqyrtimi i poshtë përmendur në secilën Filiale dhe Ekspoziturë, me çka u sigurua pasqyrë e plotë për gjendjet me pagesën e detyruar, pas së cilës unanimisht është vlerësuar nga të gjithë të pranishmit se detyra është e prioritetit të lartë dhe u morën këto përfundime:
1. Filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIM-së detyrimisht edhe më tej në mënyrë më intensive ti përdorin mekanizmat e tyre në diskonim dhe procedurat ligjore për pagesë të tërësishme të kontributeve të papaguara deri në vitin 2008.
2. Detyrohen kontrollorët e autorizuar nga Drejtori i Fondit, më së voni deri më 30 prill të vitit 2010 ti përgatisin të gjithë procesverbalet, vendimet nga moduli për kontroll dhe ti dorëzojnë për bllokadë në llogaritë e firmave – mos pagues, gjegjësisht borxhlinj, ngase janë të mundshme pasoja nga vjetërsimi i kërkesave. Me procedurën e pagesës së detyruar, gëzohet e drejta që të mos ketë vjetërsim të kërkesës. Gjithashtu, pagesa e detyruar ta përfshijë të gjithë periudhën e kontributit të papaguar, gjegjësisht periudhën edhe para vitit 2006, i cili nuk është i përfshirë në modulin për kontroll. Sipas asaj, është e domosdoshme të kryhen kontrolle kualitative të drejtpërdrejta në dokumentacionin e obliguesve, i cili vlen në saktësinë e kontributit të kalkuluar të papaguar, veçanërisht para vitit 2005. Edhe diçka: kualiteti i punës nuk guxon të jetë nën ndikim të kualitetit të kryerjes së detyrës.
3. Në gjendje të jashtëzakonshme për obligues të cilët janë nga rëndësia e veçantë për qytetin, bashkia apo më gjerë, për edhe të tjerë në kërkesë të tyre, filialet dhe ekspoziturat të propozojnë masa konkrete me konstruksion financiar dhe afate dhe ti dorëzojnë deri te drejtori në shqyrtim apo të sigurojnë takime regjionale me këto obligues me drejtorin dhe përfaqësues të tjerë të Fondit. Caku është që përmes kritereve dhe rregullave të ndërtuara sipas madhësisë së obliguesit dhe lartësinë e borxhit të mundësohet pagesë në disa këste për kontributin e prapambetur të papaguar. Gjatë dorëzimit të kërkesave nga obliguesit në letrën e bashkangjitur nga filialet dhe ekspoziturat e Fondit, më hollësisht të përmbahet sqarim për gjendjen e obliguesit dhe arsyet për kontributin e papaguar të prapambetur, për shqyrtim më të argumentuar dhe lehtësim gjatë marrjes së qëndrimit nga ana e Fondit të SPIM-së për mundësimin e pagesës së kontributeve në disa këste dhe ajo të popullarizohet tek obliguesit me kontakte të drejtpërdrejta. Në lidhje me këtë detyrohen udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit të dorëzojnë listë të obliguesve të interesuar për takim me drejtorin e Fondit me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për pagesë të tërësishme të borxhit të prapambetur, më së voni deri më 12 mars të vitit 2010. listat të dorëzohen në formë elektronike në e-mail deri te Bozhana Risteska.
4. Detyrohet Shërbimi profesional i Qendrës së Fondit të SPIM-së çdo javë të ndjek kryerjen e kësaj detyre dhe për atë do të merr masa të caktuara nëpër filiale dhe ekspozitura të veçanta.
5. Të shqyrtohet mundësia nga ana e Shërbimit profesional të Fondit për ngritjen e iniciativës për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falimentim dhe ligjit për shoqëri tregtare apo të përmbahet ndryshimi i tyre nëse është ngritur, në kuptim të ndalimit të keqpërdorimeve me hapjen e firmave të reja dhe shmangie të pagesës së borxheve ndaj SPI-së.
6. Të zbatohen të gjitha dispozitat ndëshkuese nga ana e udhëheqësve dhe kontrollorëve të autorizuar nga drejtori i Fondit, në mbështetje të Ligjit për SPI, në raport me mosdorëzimin e kalkulimeve dhe kontributeve të papaguara përfundimisht me dhjetorin e vitit 2008.
7. Detyrohen udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave ta shqyrtoj mundësinë për mënyrën e informimit të obliguesve përmes gazetave publike lokale pa kompensim (radio, televizion) për aktivitetet për pagesë të detyruar të kontributeve të papaguara ti merr Fondi në mbështetje me ligjin me qëllim të sigurohet informim dhe njohje të obliguesve, dhe në këtë mënyrë, përveç instrumenteve të cilat siguron rregullativa ligjore (lajmërime, procesverbale dhe tjera).
8. Të sigurohet lëvizshmëri e kontrollorëve nga filialet dhe ekspoziturat, që të munden të ndikojnë edhe në filiale dhe ekspozitura tjera me qëllim që të përfundohet aktiviteti me pagesën e kontributeve të prapambetura sa më shpejt.
Në varësi nga kryerja e detyrës në filiale dhe ekspozitura të veçanta, Seksioni për kontroll të të dhënave nga kontributet për SPI dhe Seksioni për zhvillimin e sistemit të informacionit do të përpilojnë plan aksionar për kyçjen e tyre edhe në filiale edhe ekspozitura tjera.
9. Të azhurnohet baza e të dhënave e obliguesve nga moduli për kontroll në bashkëpunim me udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit të cilët në ndërkohë janë hapur procedura falimentimi, bllokada, apo janë likuiduar (nuk punojnë por janë aktive), ndërsa filialet dhe ekspoziturat nuk kanë dëshmi zyrtare apo borxhi i tyre është më i vogël se 500 denarë.
10. Detyrohet ndihmës drejtori i Sektorit për IT për krijimin e kushteve për kërkimin e të dhënave nga interneti nga Regjistri qendror për obligues të cilët janë në falimentim apo likuidim me qëllim të azhurnimit të bazës së të dhënave në modulin për kontroll, nga ana e filialeve dhe ekspoziturave edhe atë menjëherë deri më 10 mars të vitit 2010.
11. Të merren aktivitete nga ana e ndihmësit të drejtorit të Sektorit për çështje financiare të mbahet takim përmes Shoqatës së bankave, me bankat dhe me Bankën popullore të RM-së në lidhje me dukuritë e paligjshme dhe kryerje jo në kohë të duhur të vendimeve për pagesën e detyruar të dorëzuara nda filialet dhe ekspoziturat e Fondit, më së voni deri më 19 mars të vitit 2010.
12. Detyrohen ndihmësit e drejtorit të Sektorëve për çështje financiare, realizimin e të drejtave dhe IT-së të marrin iniciativa për mbajtjen e mbledhjes me APRM-së, Sektorin për punësim, Sektorin për realizimin e të drejtave për azhurnimin e bazës së të dhënave për të punësuar (M-1, M-2) në interes të zgjidhjes së pagesave të pa caktuara, më së voni deri më 16 mars të vitit 2010.
13. Detyrohet ndihmësi i drejtorit të Sektorit për çështje financiare ta shqyrtoj mundësinë bashkë me shërbimit të Ministrisë së financave (Trezorit) për zgjidhje të pagesave të paidentifikuara tek shfrytëzuesit e buxhetit, më së voni deri më 24 mars të vitit 2010.
Përfundimet e sipërpërmendura janë nga karakteri detyrues për të gjithë pjesëmarrësit në takimet regjionale (udhëheqës të filialeve dhe ekspoziturave dhe kontrollorë të autorizuar nga drejtori i Fondit) dhe të njëjtët duhet të zbatohen në afat më të shkurtër kohor.
Të dhënat nga moduli për kontroll (procesverbalet e përpiluar, vendime dhe kontribut i paguar në mbështetje të tyre) do të dorëzohen çdo të hënë deri tek filialet dhe ekspoziturat nga ana e Shërbimit profesional të Fondit, për çka do të merren masa adekuate.