• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM PUNE ME INSPEKTORATIN SHTETËROR TË ARSIMIT

Drejtoresha e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor e Maqedonisë së Veriut, Biljana Jovanovska mbajti takim pune me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Adrian Musliu në të cilën u shqyrtua çështja mbi shkëmbimin elektronik të të dhënave për fëmijët që kanë statut të nxënësve me arsim fillor, të mesëm dhe arsim të lartë dhe të cilët kanë dorëzuar kërkesë për pension familjar.

Sipas LSPI-së, kushti për realizimin e të drejtës së pensionit familjar për fëmijë është të ketë statut të nxënësit, ndërsa e drejta e pensionit familjar paguhet deri në mbushjen e moshës 26 vjeç, nëse ai/ajo është në shkollim. Si dëshmi e shkollimit dorëzohet vërtetim nga Enti ku ai/ajo shkollohet.

Arsimi fillor dhe i mesëm janë të detyrueshëm, mirëpo për arsimin e lartë studentët paraqesin dy herë në vit vërtetim për vitin e regjistruar studentor.

Në mënyrë që të zvogëlohen obligimet e qytetarëve në dorëzimin e dokumenteve në takim u shqurtua mundësia që Inspektorati të konfirmojë statutin e nxënësit për fëmijët që paraqesin kërkesë për pension familjar në mënyrë elektronike, si dhe lidhjen e një memorandumi për bashkëpunim. Edhe aplikuesit si dhe përfituesit e pensionit familjar të mos kenë obligim që të paraqesin vërtetimet.

Fondi punon dhe lidh bashkëpunim me institucionet tjera, në mënyrë që të zvogëlohen obligimet e qytetarëve gjatë realizimit të drejtave të tyre.