• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM NDËRKOMBËTAR I PUNËS

DREJTORI_DELEGACION_407438137Më 12 Shkurt të vitit 2014, në Fondin e SPIM-së u mbajt takim pune me përfaqësuesit e Fondit të SPIM-së, Institutit për Sigurim Shoqëror të Shqipërisë dhe Departamentit për Administratë Pensionale të Kosovës.

Nga Republika e Shqipërisë morën pjesë: Vjollca Braho, drejtoreshë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini zëvendës drejtor, Lindita Gjinaj, drejtoreshë e financave, Fajton Ferko, Shef i Seksionit për marrëdhënie me publikun dhe mediumet.
Delegacioni nga Republika e Kosovës përbëhej nga: Sami Saliu, drejtor i Departamentit për Pensione, Bexhet Gaxhiqi, Këshilltar politik i ministrit, Izet Shala udhëheqës i Seksionit për pensionet e jashtme, Isuf Ajeti, drejtor i Qendrës rajonale të Gjilanit, Nerxhivane Muftari, menaxhere e Sektorit për pensionet e jashtme.
Nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Bekim Neziri, drejtor i Fondit, Marija Kojzekliska, zëvendës drejtoreshë, Sonja Baçovska, Filiz Mehmed, Trajko Premçeski, Atanas Mançev, ndihmës të drejtorit, Avni Kallaba shef i kabinetit të drejtorit, Beqir Mexhiti, Nigjar Toska, Muarem Asani, Anife Metaj, Amet Dauti, këshilltar të drejtorit.
Gjatë takimit u diskutua sipas këtij

Rendi të ditës:

1. Shkëmbimi i informacioneve për sistemin e pensionimit;
2 Informacione lidhur me negociatat për marrëveshjet e arritur ndërmjet Republikës së Shqipërisë;
3. Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përcaktimin e periudhave të sigurimit për zbatimin e Ligjit të pensionimit,
4. Diskutim lidhur me rastet të cilat nuk janë përfshirë në këtë marrëveshje.

Takimin e punës e hapi dhe të pranishmit i përshëndeti drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri dhe i falënderoi për pjesëmarrje me shpresë se ky takim do të kontribuojë në tejkalimin e disa çështjeve nga fusha e sigurimit social si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me këto shtete.
– Sa i përket Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë deri më tani janë mbajtur tri raunde të marrëveshjes, prej të cilave i fundit është mbajtur në mars të vitit 2013 në Shkup, ndërsa me Republikën e Kosovës, prej 17 nëntor të vitit 2013 hyri në fuqi marrëveshja për përcaktimin e ndërsjellë të periudhave të sigurimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, tha drejtori Bekim Neziri.

Në këtë takim pune, gjithashtu u mbajt edhe prezantimi si pikë e parë e rendit të ditës në të cilin u përfaqësua struktura organizative e Fondit të SPIM-së me të dhëna statistikore për llojin dhe numrin e pensionistëve si dhe krahasimi i të siguruarve dhe shfrytëzuesve të pensionit në Republikën e Maqedonisë, ndërsa ishte i përfaqësuar edhe sistemi i sigurimit pensional dhe invalidor në Repuiblijkën e Maqedonisë i cili përbëhet prej tre shtyllave. Në prezantim në mënyrë të detajuar është sqaruar Ligji i ri i sigurimit pensional dhe invalidor i miratuar më 08.08.2012.

Pas prezantimit u mbajt pres konferencë ku para gazetarëve u drejtuan, drejtori i Fondit të SPIM-së, Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe Departamentit për Administratë Pensionale të Kosovës, Bekim Neziri, Vjollca Braho dhe Sami Salihu.

Takimi i punës vazhdon edhe më 13 shkurt të vitit 2014 në të cilin do të diskutohen pikët e tjera të rendit të ditës.