Më 19 prill të vitit 2022, u.d.drejtori i Fondit të SPIMV-së, Dritan Bexheti, realizoi takim pune me z. Zoran Anushiq, udhëheqës për ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të Bankës Botërore.
Gjatë takimit u bisedua për realizimin e projektit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së RMV-së, Bankës Botërore dhe Fondit të SPIMV-së, lidhur me mbajtjen e trajnimeve të specializuara për punëtorët e Fondit në Sektorin aktuar.
Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i aftësive të punonjësve për të zhvilluar një strategji të ardhshme për funksionimin e Fondit të SPIMV-së.
Projekti do të financohet plotësisht nga Banka Botërore.
Në përfundim të takimit, u.d drejtori Dritan Bexheti shprehu kënaqësinë e madhe që Fondi i SPIMV-së do të jetë pjesë e këtij projekti të përbashkët të Bankës Botërore me qëllim të përmirësimit të funksionimit të Fondit në zbatimin e politikës së përgjithshme pensionale.