• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Takim i drejtorëve të fondeve për sigurim pensional dhe invalidor nga ish republikat Jugosllave, tash më shtete të mëvetësishme

sredba001_573202146BASHKËPUNIMI I DERITANISHËM – BAZË PËR TË ARDHMEN

Në takim mbretëronte një interes i madh për të arriturat tona në reformën tonë pensionale.Me iniciativë dhe ftesë të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Sllovenisë, në Lubjanë, nga 27 deri më 30 shtator të vitit 2010, është mbajtur takimi i parë i drejtorëve të fondeve për sigurim pensional dhe invalidor të ish republikave Jugosllave, tash më shtete të mëvetësishme .

Takimi, para se gjithash, kishte për qëllim njohjen me zhvillimin, gjendjet dhe problemet në sistemet pensionale të shteteve, si dhe ripërtrirje të ish kontakteve për bashkëpunim të mëtejmë.Drejtorët e fondeve, në takimin e punës, i prezantuan sistemet pensionale të shteteve të tyre, përmes reformave të zbatuara, gjendjet aktuale dhe problemet me të cilat ndeshen në sistemet si pjesë e sigurimit social të shteteve, ndërsa u këmbyen edhe përvoja, gjithashtu ranë dakord për takime dhe tema të mëtejme për shqyrtim dhe bashkëpunim.

Gjatë takimit, drejtor i Fondit të SPIM-së Isni Jakupi, në mënyrë profesionale prezantoi sistemin pensional maqedonas të reformuar treshtyllësh, me theks të veçantë të funksionimit të Fondit shtetëror. Rrëfimi i tij paraqiti interes të madh tek pjesëmarrësit e takimit. Ata në mënyrë pozitive vërejtën se në Republikën e Maqedonisë pensionet edhe në kohën e recesionit paguhen rregullisht çdo javë të parë të muajit për të gjithë shfrytëzuesit, me harmonizim të rregullt ligjor, se proceset e punës së Fondit të SPIM-së janë me shkallë të lartë të zhvillimit bashkëkohor teknik dhe teknologjik, me racionalizimin e zbatuar të shpenzimeve në punën e institucionit, etj.

Gjatë diskutimit në takim, bashkëpunimi i veçantë me të gjitha fondet është vlerësuar si i suksesshëm si në lidhje me pagesën e pensioneve me shtetet tjera, ashtu edhe në zgjidhjen e të drejtave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social dhe bashkëpunimi me ish republikat Jugosllave zhvillohet pa pengesa. Mirëpo, është deklaruar se në të ardhmen në planin e këtij bashkëpunimi mundet të arrihet më shumë, dhe zbatim më efikas i këmbimit elektronik të dokumentacioneve ndërsa me qëllim të arritjes së përpikshmërisë së të dhënave dhe reduktim të afateve për zgjidhjen e të drejtave si dhe ndjekjen e mënyrës së punës me vendet e Bashkimit Evropian.

Në fund, nga diskutimi i frytshëm, është theksuar se për aktivitete të ardhshme mes shteteve, është theksuar këmbimi i të dhënave në mënyrë elektronike në pjesën e zgjidhjes së të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor dhe pagesa e pensioneve, si dhe mënyra e punës dhe ekspertimi i aftësisë së punës së të siguruarve, me tendencë të zgjerimit të temave për shqyrtim dhe bashkëpunim në varësi nga interesat e shteteve të cilat do ti paraqesin dhe propozojnë.