• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

SUBVENCIONE PËR PUNËSIMIN E TË RINJTË DERI NË 29 VJET – MASA TË REJA PËR ZVOGËLIMIN E PAPUNËSISË

E5AF39860BDEEFCDA3185785F341DCF9_1___Copy__980894964Në një konferencë për shtyp e mbajtur më 23 shkurt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, kryeministri Nikolla Gruevski, njoftoi se punëdhënësit e sektorit privat të cilët do të punësojnë të rinjtë deri në 29 vjet, të evidentuar si të papunë në Agjencinë për punësim, do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve sociale gjatë vitit të parë.

Kjo masë paraqet një zgjerim të aktiviteteve dhe politikave të Qeverisë së RM-së për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e papunësinë.
Në konferencën për shtyp, pranë zëvendës kryeministrit të Qeverisë Vlladimir Peshevski, Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, drejtorit të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë Vllatko Popovski dhe të tjerë, mori pjesë edhe drejtori i Fondit pensional dhe invalidor i Maqedonisë, Bekim Neziri.
Masa për të cilën Qeveria miratoi ndryshimet në tre ligjet, do të zgjasë dy vjet me mundësi për vazhdimësi, varësisht nga rezultatet e arritura. Grupi i synuar janë të gjithë të rinjtë, të papunë deri në 29 vjet. Sipas statistikave të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, bëhet fjalë për rreth 45 mijë persona, prej të cilëve 25 mijë janë aktive, ndërsa 20 mijë punëkërkues pasiv.
Me vendimin e ri të Qeverisë, përveç krijimit të mundësive të reja për punësimin e personave të rinj, kjo paraqet lehtësim dhe mbështetje edhe për bashkësinë e biznesit, për shkak se shteti ju redukton shpenzimet për angazhimin e kuadrit dhe të cilët mund t’i përdorin për qëllime të tjera për zhvillimin e tyre të biznesit.
Kjo do të thotë se punëdhënësi do të përjashtohet nga pagesa e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, për sigurim shëndetësor dhe për sigurim në rast të papunësisë. Përjashtimi nga kontributet sociale do të jetë për një periudhë prej 12 muajsh me një obligim që më tej punëdhënësi të mbajë në punë atë person me një shtesë prej 12 muaj. Përveç lirimit nga kontributet e sigurimit social, punëdhënësi do të përjashtohet edhe nga pagesa e tatimit personal mbi të ardhurat për atë person, mundësi e cila ekziston si një zgjidhje ligjore. Kjo për punëdhënësin do të thotë reduktim i shpenzimeve për punësimin e personave për 37 për qind, përkatësisht 27% për kontribute dhe 10% për tatim personal nga madhësia e pagës bruto.
Për të përdorur masën e re, punëdhënësit e sektorit privat nuk duhet të zvogëlojnë numrin e të punësuarve për një kohë të pacaktuar prej 1 janarit të këtij viti deri në ditën e punësimit të punëtorëve të rinj, përveç në rast të vdekjes, daljes në pension ose shkeljes të Ligjit për Marrëdhënie Pune. Duhet të paraqesin kërkesë në Agjencinë për Punësim të RM-së për përdorimin e mundësisë të tillë.
Në qoftë se punëdhënësit e sektorit privat në mënyrë të paarsyeshme zvogëlojnë numrin e të punësuarve në periudhën prej 24 muaj dhe e anulojnë kontratën e punës me personin e angazhuar, janë të obliguar për të paguar kontributet për sigurimin e detyrueshëm social.