Sot më 20.12.2019 në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ne bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë dhe Ministrinë e shëndetësisë u organizua takim me përfaqësues të të gjitha shoqatave të pensionistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u prezantuan reformat në sistemin pensional si dhe rritja e pensioneve gjatë janarit të vitit 2020 nga ana e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev, Ministrit të shëndetësisë z. Venko Filipçe, Ministrja e Ministrisë së punës dhe politikës sociale znj. Mila Carovska, Drejtori i FSPIMV-së z.Shaip Zeneli dhe kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë znj. Stanka Trajkova.
Me këtë rast para mediumeve u prononcua edhe drejtori i FSPIMV-së z.Shaip Zeneli i cili publikisht faleminderoi pensionistët për durimin e dhënë gjatë kësaj periudhe deri sa zgjati përpunimi i pakos së reformave në sistemin pensional. Ai më tej shtoi se me rritjen e vazhdueshme të kontributit për sigurim pensional dhe invalidor prej 18% në 18.4% si dhe parashikimet për rritjen e mëtutjeshme gjatë viteve të ardhshme do të ndihmojë në stabilizimin e sistemit pensional të Fondit të SPIMV- së.