• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

RREGULLIM PËRFUNDIMTAR DHE I MËVETËSISHËM I SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR

Negociata për lidhje të Marrëveshjes për sigurim social midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë

Më 29 dhe 30 nëntor si dhe më 1 dhjetor të vitit 2010 në Romë u zhvillua raundi i parë i bisedimeve midis delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Italisë. Qëllimi i negociatave ishte që të lidhet Marrëveshje për sigurim social, e cila do të zëvendësojë Konventën ekzistuese ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë. Kjo Konventë është e nënshkruar më 14 nëntor të vitit 1957 dhe e njëjta në përgjithësi ka qenë e tejkaluar për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur me kalimin e kohës.

Në këto bisedime të dy palët së bashku e harmonizuan dhe e parafuan tekstin e Traktatit.Dokumenti është një nga të ashtuquajturit kontrata të hapura, gjegjësisht traktate evropiane bashkëkohore sepse i dedikohen personave, por jo për shtetasit e dy vendeve kontraktuese.

Marrëveshja zbatohet me këtë legjislacion: Sigurimin e detyrueshëm të pensionit dhe invaliditetit (pleqëri, invaliditet dhe vdekje), sigurimi shëndetësor, mbrojtje shëndetësore dhe të lindjes, lëndim në punë dhe sëmundje profesionale, sigurim në rast të papunësisë dhe ndihmën për fëmijët.

Në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, megjithatë me Marrëveshjen është paraparë: Realizimi i së drejtës së pensionit pa mbledhjen e stazhit, gjegjësisht vetëm me stazhin e mbushur në njërin nga shtetet kontraktuese, po qe se janë plotësuar kushtet për një pensionim të pavarur, pastaj realizimi i pensionit me mbledhjen e stazhit nga të dyja shtetet kontraktuese, po qe se nuk janë plotësuar kushtet vetëm me stazhin nga njëri shtet kontraktues (pjesa proporcionale e pensionit) dhe stazhin pensional më pak se 12 muaj, shteti tjetër kontraktues e konsideron si barrë mbi vete, sikurse të jetë i mbushur në territorin e tij.

Nga e lartpërmendura del se me zbatimin e Marrëveshjes do të mundësohet harmonizimi i legjislacioneve kombëtare, trajtimi i barabartë i personave për të cilët zbatohet marrëveshja, mbrojtja shëndetësore, sëmundje dhe lindje, grumbullimi i periudhave të sigurimit, dispozita për shërbimin e mjeteve shëndetësore dhe përfitime monetare.

Duhet përmendur edhe fakti se Marrëveshja për sigurim social do të zbatohet për të gjithë personat të cilët në Republikën e Maqedonisë apo Republikën e Italisë kanë kaluar periudhën e sigurimit për realizimin e së drejtës së pensionit të pavarur të pleqërisë, atëherë kur personi i plotëson kushtet për të drejtën e dhënies – pension sipas legjislacionit të njërit shtet kontraktues. Gjithashtu, kjo Marrëveshje përmban edhe zbatim supsidijar, sepse rregullohet proporcion i drejtë në dhënien e pensionit, me grumbullimin e periudhave të sigurimit pensional dhe periudhën e qëndrimit në Republikën e Italisë, gjatë periudhës aktive të punës, kur parashtruesi i kërkesës nuk i plotëson kushtet për vetë dhënie sipas dispozitave të njërës palë kontraktuese.

Në fund mund të theksojmë se me Marrëveshjen janë rregulluar dispozitat me të cilat sigurohen punëdhënësit dhe punonjësit që përfshihen në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë apo Republikës së Italisë, që mos të jenë të obliguar të paguajnë sigurim të dyfishtë sipas legjislacionit të të dyja shteteve në raport me punën e njëjtë që e kryen punonjësi. Gjithashtu, janë rregulluar edhe rregullat e sigurimit me përjashtime të caktuara, vazhdimësi e detashmentit, punë në anije, aeroplan apo transport tjetër ndërkombëtar.

Në këtë rast do të nënvizojmë se që nga pavarësia e sajë Republika e Maqedonisë ka të lidhur dhe i zbaton marrëveshjet për sigurim social edhe me 14 vende: Austria, Zvicra, Gjermania, Çekosllovakia, Polonia, Luksemburg, Belgjika, Holanda, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Turqia. Në procedurën e ratifikimit qëndrojnë edhe marrëveshjet për sigurim social me Kanadën, Australinë dhe Danimarkën.