• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

PROJEKTI “DITË PËR JU” – AKTIVITET NË FUNKSION TË QYTETARËVE

WP_20140920_038__Copy__642395603Projekti “DITË PËR JU” i cili filloi të realizohet nga viti 2012 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të SPIM-së dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) vazhdon edhe këtë vit me një cikël të ri përkushtuar qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre të sigurimit pensional dhe invalidor. Ky projekt është pjesë e objektivave të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që të lehtësohet qasja e qytetarëve ndaj institucioneve dhe të rritet efikasiteti i administratës publike.

Më 20 Shtator të këtij viti, në sheshin “Maqedonia” në Shkup, përfaqësuesit e tri institucioneve, në mesin e të cilëve numri më i madh përfshihej nga përfaqësuesit e shërbimit profesional të Fondit, me një dialog të drejtpërdrejtë iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara nga qytetarët me qëllim që të ndihmojnë ata në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor. Në këtë mënyrë, Fondi i SPIM-së tregon transparencë më të madhe dhe afërsi me qytetarët – shfrytëzues të shërbimeve tona.
Në vetë vendin e realizimit të këtij aktiviteti në Shkup ishin të pranishëm Dime Spasov, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Amet Dauti, u.d. drejtor i Fondit të SPIM-së dhe Bulent Dërvishi, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, të cilët dhanë deklaratat e tyre për gazetarët në lidhje me këtë ngjarje.
Në vetë vendin e realizimit të këtij aktiviteti qytetarët kishin mundësinë që vetëm me lëtërnjoftim të kontrollojnë stazhin e tyre të sigurimit dhe të dhëna të tjera nga SPI si dhe të marrin njoftim me shkrim, gjithashtu u informuan edhe për çështjet lidhur me Shtyllën e parë dhe të dytë pensionale.
Aktiviteti “DITË PËR JU” i cili filloi në Shkup do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, edhe atë në Shtip, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Gostivar, Strugë, Veles, Ohër, Prilep dhe në qytete të tjera në Vend.
Duhet theksuar se, në mbështetje të ndryshimeve të miratuara të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Fondi i SPIM-së nga viti i ardhshëm është i detyruar që për çdo të siguruar të dorëzojë të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat. Në fillim këto të dhëna do të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes punëdhënësit i cili është edhe obligues për dorëzimin e të dhënave që udhëhiqen në Evidencën amë të Fondit. Nga muaji Qershor i vitit 2015, Fondi do të ketë një detyrim ligjor për të mundësuar qasje elektronike në inspektimin e të dhënave për stazh dhe paga, me çka do të zbatohen dispozitat me të cilat rregullohet mbrojtja e të dhënave personale.
Me projektin “DITË PËR JU” mundësohet informimi në kohë i të siguruarve mbi gjendjen e stazhit dhe pagave në bazë të të cilave realizohen të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor si dhe pjesëmarrja efektive e institucioneve në plotësimin e po atyre të dhënave. Kjo është dëshmi se administrata publike përfaqëson një shërbim të qytetarëve në ofrimin e sigurisë sociale.