• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

PREZANTIM I NJË PJESE TË FUNKSIONEVE

Fondi i SPIM-së në bashkëpunim me firmat Intervej dhe Neokom e përgatit projektin – përgatitje të softuerit për zgjidhjen e të drejtave dhe pagesën e pensioneve.

Projekti është financuar nga Banka botërore dhe paraqet proces që do të zbatohet në punën e Fondit. Krijimi i këtij projekti paraqet një punë shumë voluminoze, ndërsa pjesëmarrësit në projekt duhet të bëjnë shumë përpjekje që të mund i njëjti të implementohet deri më 30 qershor të vitit 2010.

Kërkesat ekzakte dhe precize të nevojave të Fondit të SPIM-së janë kusht për përpunim të një softueri më të mirë, i përshtatur për punën rrjedhëse. Edhe pse me detyra dhe obligime të ndara, bashkëpunimi intensiv ndërmjet kreatorëve të projektit i shpalos rezultatet e para.
Me qëllim që të prezantohen puna e deritanishme dhe mënyra e funksionimit të softuerit, firmat Intervej dhe Neokom më 24 shkurt të vitit 2010, në sallën e re për mbledhje të Fondit të SPIM-së mbajtën prezantim. Para kreut të Fondit dhe personelit të cilët janë të lidhur direket me këtë proces afarist, Bruno Leov nga Intervej dhe Ana Cvetanovska nga Neokom i prezantuan modulet për zgjidhje të pensioneve invalidore dhe sistemit për evidentim amë dhe arkiv – pagesë.
Ky projekt paraqet proces afarist për Fondin, i cili e përcakton fizionominë e ardhmërisë së Fondit, nënvizoi Boro Varoshlija pas mbarimit të pjesës praktike nga prezantimi. Por, u shtruan pyetje se në të ardhmen a do të jenë lëndët në formë elektronike apo në letër, si do të jetë komunikimi midis filialeve të Fondit, cilat janë problemet me të cilët tash ballafaqohen gjatë përpunimit të projektit?
Pyetjet e shumta që i’u drejtuan prezantuesve bënte me dije se prezantimi shkaktoi interes të madh tek personeli. Thjesht, secili mundohej të marrë një pasqyrim më të mirë për punën e softuerit në kuadër të njësisë së vetë të punës. Gjegjësisht, mund të ndahen disa segmente të rëndësishme nga ekspozimi. Gjegjësisht, çdo shfrytëzues-nëpunës lajmërohet me emër të veçantë të përdoruesit (fjalëkalim) dhe do të gëzojë privilegje të veçanta në kuadër të fushës së tij të operacioneve. Të dhënat e incizuara për të siguruarin pa marrë parasysh ndryshimet që mund të ngjajnë, ngelin në mënyrë kronologjike të incizuara dhe të shërbejnë si dëshmi. Gjithashtu, sistemi jep informacione për diferencat drastike, po qe se shfaqen, në pagesën e kontributeve etj.
Në fillim të futjes në përdorim të këtij softueri do të punohet me lëndë të reja, ndërsa rrjedhimisht do të punohet në skenimin dhe regjistrimin e lëndëve të vjetra. Migrimi i të dhënave duhet të përfundoj deri më 1 qershor të vitit 2010, ndërsa mandej pason periudhë pune me softuerin që të testohet zbatimi i tij praktik. Ai do të mundësojë që nëse paraqitet nevoja softueri të ndërrohet apo perfeksionohet, ndërsa njëherit do të organizohet edhe trajnim për personelin.