• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Aktivitete

FLETËPARAQITJE PËR SHUMËN E KOMPENSIMIT TË PRANUAR NË BAZË TË KONTRATËS PËR VEPËR DHE/OSE KONTRATËS AUTORIALE OSE KONTRATE TJETËR

Lajmërim Fletëparaqitja e publikuar më poshtë, përveç se mund të plotësohet me dorëshkrim, e njëjta drejtpërdrejtë në ueb-faqe mund të plotësohet edhe në mënyrë elektronike dhe të shtypet, ose fletëparaqitja nga ueb-faqja mund paraprakisht të ruhet në kompjuter dhe pastaj e njëjta të plotësohet në mënyrë elektronike dhe të shtypet. Kështu fletëparaqitja e plotësuar në këtë mënyrë i dorëzohet Fondit të SPIM-së.
Më tepër

LAJMËRIM PËR OBLIGIMET E PERSONAVE TË CILËT REALIZOJNË TË ARDHURA NË BAZË TË KONTRATËS PËR VEPËR, KONTRATËS AUTORIALE DHE LLOJ TJETËR TË KONTRATËS

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social, përcaktohen kategoritë e obliguesve të cilët nga 1 janari i vitit 2015 janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimit pensional dhe invalidor dhe kontributet e sigurimit shëndetësor për të ardhurat nga puna e kryer fizike dhe/ose intelektuale në bazë të kontratës për vepër dhe/ose kontratës autoriale ose kontratë tjetër me të cilën është përcaktuar kompensimi për punën e kryer
Më tepër

LAJMËRIM PËR OBLIGUESIT

Të nderuar, Ju informojmë se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë duke vepruar në bazë të nenit 207-a të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor („Gazeta zyrtare e RM-së“ nr. 113/2014) do të përgatitë pasqyrë me të dhëna nga evidentimi amë i të siguruarve për çdo të siguruar i cili është i paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social, edhe atë:
Më tepër

PROJEKTI “DITË PËR JU” – AKTIVITET NË FUNKSION TË QYTETARËVE

Projekti “DITË PËR JU” i cili filloi të realizohet nga viti 2012 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të SPIM-së dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) vazhdon edhe këtë vit me një cikël të ri përkushtuar qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre të sigurimit pensional dhe invalidor. Ky projekt është pjesë e objektivave të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që të lehtësohet qasja e qytetarëve ndaj institucioneve dhe të rritet efikasiteti i administratës publike.
Më tepër

DITËT NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIMIT

Në kuadër të aktiviteteve të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, më 18 dhe 19 Nëntor të vitit 2014, në Shkup, do të mbahen Ditët ndërkombëtare të këshillimit ndërmjet Fondit të SPIM-së dhe Fondit republikan të sigurimit pensional dhe invalidor të Republikës së Serbisë. Ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët kanë punuar ose punojnë në Republikën e Maqedonisë apo Republikën e Serbisë të paraqiten në Kontakt - qendrën e Fondit të SPIM-së, në telefonin falas 02/15-215, më së voni deri më 14 Nëntor të vitit 2014. Në Ditët ndërkombëtare të këshillimit, do të këshillojnë ekspertë nga të dy bartësit e sigurimit social, kompetent për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social. Konsultimet do të jenë falas. Luten qytetarët, që me vete, detyrimisht të marin dëshmitë e tyre të sigurimit dhe dokumentet personale.
Më tepër

SUBVENCIONE PËR PUNËSIMIN E TË RINJTË DERI NË 29 VJET – MASA TË REJA PËR ZVOGËLIMIN E PAPUNËSISË

Në një konferencë për shtyp e mbajtur më 23 shkurt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, kryeministri Nikolla Gruevski, njoftoi se punëdhënësit e sektorit privat të cilët do të punësojnë të rinjtë deri në 29 vjet, të evidentuar si të papunë në Agjencinë për punësim, do të përjashtohen nga pagesa e kontributeve sociale gjatë vitit të parë.
Më tepër

TAKIM NDËRKOMBËTAR I PUNËS

Më 12 Shkurt të vitit 2014, në Fondin e SPIM-së u mbajt takim pune me përfaqësuesit e Fondit të SPIM-së, Institutit për Sigurim Shoqëror të Shqipërisë dhe Departamentit për Administratë Pensionale të Kosovës.
Më tepër

TË ARDHURAT E PENSIONEVE RRITEN

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski , Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri më 11.02.2014 mbajtën një takim të perbashkët me përfaqësues nga Shoqata e penzionistëve ku ishte kontraktuar dhe njoftuar masa e fundit e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 600,00 denarë.
Më tepër

ZBATIMI I LIGJIT PËR SHLYERJEN E KAMATAVE I DHA REZULATET E DUHURA

Më 5 dhjetor të këtij viti, në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, u mbajt pres konferencë, në të cilën drejtori i Fondit Bekim Neziri foli për rezultatet nga implementimi i Ligjit për shlyerjen e kamatave mbi borxhin e papaguar në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social deri më 31.12.2008.
Më tepër