• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Aktivitete

TAKIM I REALIZUAR ME BANKËN BOTËRORE

Më 19 prill të vitit 2022, u.d.drejtori i Fondit të SPIMV-së, Dritan Bexheti, realizoi takim pune me z. Zoran Anushiq, udhëheqës për ekonomi dhe përfaqësues të tjerë të Bankës Botërore.
Më tepër

TAKIM PUNE NË FONDIN E SPIMV-SË

Më 06 prill të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së u mbajt takim pune me përfaqësues të Fondit dhe Agjencisë për zbatimin e gjuhës të RMV-së. Në takim morrën pjesë u.d drejtori dhe zëvendësdrejtori i Fondit, Dritan Bexheti dhe Shaip Zeneli dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela.
Më tepër

U LIDH MARRËVESHJE KOLEKTIVE E FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISË SË VERIUT

Sot, më datë 04.04.2022, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga u.d. Drejtor i Fondit, Dritan Bexheti dhe sindikatat përfaqësuese të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuara nga kryetarët, Milinko Vllahoviq dhe Lidija Stamenkova, lidhën Marrëveshje kolektive për rregullimin, gjegjësisht rirregullimin e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës në Fondit e SPIMV-së.

Më tepër

MEMORANDUM I NËNSHKRUAR PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISËL SË VERIUT DHE DREJTORISË PËR UDHËHEQJEN E LIBRAVE AMË TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Sot, më datë 21 mars të vitit 2022, në hapësirat e Fondit të SPIMV-së u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më tepër

TAKIM I FONDIT TË SPIMV-SË ME SHOQATËN PËR NEVOJA TË VEÇANTA “SOS VITA”

Sot më datë 10 mars të vitit 2022 drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Inavlidor i Maqedonisë së Veriut, z.Dritan Bexheti realizoi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës me nevoja të veçanta “SOS VITA” dhe kryetarin e Shoqatës z.Ertan Shakiri.
Më tepër

AKSION PËR DHURIMIN E GJAKUT NË FONDIN E FSPIMV – SË

Gjakun të cilin e dhurojmë është një ilaç i çmuar nga i cili varet jeta e shumë të sëmurëve. Të punësuarit në Fondin e SPIMV-së sot dhuruan gjak dhe kështu kanë shprehur solidaritetin më të lartë me të gjithë ata që kanë nevojë, pa dallim moshe, gjinie, race, ngjyre, përkatësie kombëtare dhe fetare.
Më tepër

SEANCA E KËSHILLIT DREJTUES: FONDI I SPIMV-SË SHËNOI REZULTATE POZITIVE FINANCIARE

Këshilli drejtues i Fondit të SPIMV-së në seancën e fundit të mbajtur më 28 tetor të vitit 2021, miratoi Informacionin mbi gjendjen financiare të Fondit për periudhën janar – shtator të vitit 2021. Në këtë periudhë Fondi shënoi rezultate pozitive dhe është realizuar tepricë e të hyrave ndaj të dalave në shumë prej 304,96 milion denarë.

Më tepër

LSHPM SHËNOI 75 – VJETORIN E THEMELIMIT

Shënohen 75 vjet nga themelimi i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Në këtë manifestim morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe drejtoresha e Fondit të SPIMV-së, Biljana Jovanovska.

Më tepër

KUJDESI NDAJ PENSIONISTËVE NË SHTËPITË E PENSIONISTËVE TË FONDIT TË SPIMV-SË

Partnerët tanë të Kryqit të Kuq sot, në shtëpinë e pensionistëve në Çair matën presionin e gjakut, sheqerin, ndërsa në dispozicion ishin edhe konsultimet rreth shëndetit të pensionistëve të akomoduar në shtëpi.
Më tepër

FONDI I SPIMV-SË DO TË FILLOJË ME SHKARKIMIN E DOKUMENTACIONIT NGA ARKIVI SHTETËROR PËR FIRMAT E LIKUIDUARA

Për rregullim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të të dhënave mbi stazhin e sigurimit dhe  pagave, si dhe të dhëna të tjera që përmbahen në fletëparaqitjen M4, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut nga Arkivi Shtetëror do të fillojë me marrjen e dokumentacionit për obliguesit të cilët më nuk ekzistojnë për shkak të likuidimit apo falimentimit. Në këtë mënyrë do të zvogëlohen obligimet dhe shpenzimet e qytetarëve ndaj të cilëve tani janë të ekspozuar.
Më tepër