• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Aktivitete

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË POLICËVE – DEPARTAMENTI MAQEDONIA

Sot, më datë 19 dhjetor të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës ndërkombëtare të policisë – Departamenti Maqedonia.

Më tepër

PROJEKTE NË FAZË TË REALIZIMIT

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut këtë vit po realizon aktivitete në pjesën e reformave të sistemit pensional të RMV-së, ku Fondi është   pjesëmarrës në disa projekte të financuara nga Banka Botërore.  

Më tepër

VIZITË NË FILIALET E FONDIT

Gjatë këtij viti pasoi një sërë aktivitetesh dhe angazhime e udhëheqësisë së Fondit në përmirësimin e kushteve të punonjësve në disa filiale të Fondit të SPIMV-së. Njëra prej tyre është edhe filiali në Gostivar, ku më datë 18 nëntor të vitit 2022 u vizitua nga u.d.drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti.
Më tepër

DIGJITALIZIMI NË KOHË KRIZE – PËRFORCUES PËR EFIKASITET DHE QËNDRUESHMËRI

Me ftesë të drejtorit të Fondit të Austrisë z.Vinfrid Pingera në periudhën nga data 17-18.11.2022 në Vjenë, Austri  u mbajt Simpozium ndërkombëtar me temë: “Digjitalizimi në kohe krize – përforcues për efikasitet dhe qëndrueshmëri” i organizuar nga Fondi pensional i Austrisë.
Më tepër

U MBAJTËN DITËT NDËRKOMBËTARE TË KËSHILLIMIT

Më datë 26 dhe 27 tetor të vitit 2022 në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut në Shkup u mbajtën Ditët e këshillimit ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të SPIMV-së dhe bartësit gjerman për sigurim social.
Më tepër

DIGJITALIZIMI I SHËRBIMEVE

Digjitalizimi i shërbimeve dhe regjistrave si një synim strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet projektit “Përforcimi i e - Qeverisë”, i financuar nga programi IPA 2017, që filloi të zbatohet në tremujorin e tretë të vitit 2020, është në fazën përfundimtare dhe për një kohë të shkurtër do të fillojë të realizohet.
Më tepër

PREZANTIM I MBAJTUR NË FONDIN E SPIMV-SË

Më 19 korrik të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u mbajt takim onlajn me përfaqësues të Bankës Botërore – Zyra në Shkup, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trançevska dhe konsulenti nga kompania FINIT nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Më tepër

TAKIMI I 12-të I DREJTORËVE TË FONDEVE TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NGA VENDET E THEMELUARA NË TERRITORIN E ISH RSFJ-së

Nga data 8-10 qershor të vitit 2022, në Dubrovnik, Republika e Kroacisë, u mbajt takimi i 12-të i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, organizuar nga ana e Institutit Kroat të Sigurimeve Pensionale.

Më tepër

DHURONI GJAK, SHPËTONI JETË, BËHUNI HERO

Sot në hapësirat e tona u organizua aksion vullnetarë për dhurimin e gjakut. Drejtori i Fondit shprehu mirënjohje të madhe për punën e Njësisë së Kryqit të Kuq si dhe ndaj punonjësve të Fondit të SPIMV-së që dhuruan gjak, për vetëdijen e lartë se, dhurimi i gjakut është i një rëndësie të madhe për njerëzit që kanë nevojë, por edhe për shëndetin e tyre personal. Gjaku është dhurata më e çmuar që një person mund t’i japë një personi tjetër –  jep jetë!  
Më tepër

KONFERENCË E LIDERËVE, MENAXHERËVE DHE EKSPERTËVE VENDIMMARRËS NË SIGURIMET SHOQËRORE BOTËRORE

Talin, Estoni 04-06 Maj 2022 Me ftesë të Bordit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore të Estonisë, Shoqata ndërkombëtare e sigurimeve shoqërore (ISSA) me datë 4–6 maj 2022 organizon Konferencën e saj të 16-të Ndërkombëtare mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Sigurimet Shoqërore (TIK 2022) në Talin të Estonisë.
Më tepër