Prej 19 deri më 20 Nëntor të vitit 2013 në Shkup u mbajtën bisedime ndërmjet institucioneve ndërlidhëse, Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë dhe Fondit të sigurimit pensional Kroat për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.
Delegacioni i Maqedonisë udhëhiqej nga z.Trajko Premçeski, ndihmës drejtor për realizimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor , ndërsa delegacioni kroat nga zonja Teodora Marinoviç, ndihmës drejtoreshë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitave ligjore të BE-së.
Në bisedimet e ndërsjella të dy delegacionet shkëmbyen informacione lidhur me ndryshimet e dispozitave nga fusha e SPI-së si dhe informacione për strukturën organizative dhe kompetencat e Fondit dhe Entit.
Përfaqësuesit e Entit Kroart gjerësisht shpjeguan për ndarjen e numrit personal të identifikimit (OIB). OIB – NPI të cilin e ndan Ministria e Financave e Kroacisë – Drejtoria tatimore dhe që duhet ta posedojë çdo shfrytëzues i pensionit Kroat i cili jeton në Republikën e Maqedonisë. Njoftimi për OIB së bashku me Vërtetimin se personi është gjallë ju janë dorëzuar të gjithë shfrytëzuesve të pensionit të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë, në muajin Shtator të vitit 2013. Për shkak mosdorëzimit të OIB, Enti Kroat i sigurimit pensional në Nëntor e ndërpreu pagesën e pensionit për muajin Tetor për disa shfrytëzues të pensionit kroat të cilët jetojnë në Maqedoni, në mbështetje të rreguloreve për ndryshimet e Ligjit të sigurimit pensional.
Enti Kroat i sigurimit pensional njoftoi se në mbështetje të dispozitave të zbatueshme të Republikës së Kroacisë në fushën e sigurimit social nuk ekzistojnë të drejtat për pagesën e ndihmës së pas vdekjes.
Të dyja palët njoftuan mbi marrëveshjet e reja për sigurim social të hyra në fuqi pas takimit të fundit të mbajtur në Zagreb më 16 dhe 17 Mars edhe atë ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Turqisë hyri në fuqi marrëveshja (01.06.2012), ndërsa prej 01.07.2013 zbatohen rregulloret e BE-së për koordinimin e përbërjes së sigurisë sociale që zbatohet në vendet e BE-së dhe të BEE ( Bashkësia Ekonomike Evropiane).
Palët kontraktuese pranuan se nuk ekzistojnë probleme në zbatimin e Marrëveshjes dhe ranë dakord për plotësimin e saktë dhe të plotë të formularëve dygjuhësh.
Gjithashtu ranë dakord që në raste të caktuara kur referenti i cili udhëheq procedurën nuk mund të vërtetojë se cili Filial është kompetent për përcaktimin e stazhit, kërkesa duhet të dorëzohet në R. e Kroacisë, Entin Kroat për sigurim pensional – Enti Qendror , rr. “A. Mihanoviça” nr.3 Zagreb – Sektori për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitave ligjore të BE-së, ndërsa në Republikën e Maqedonisë në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, Qendër – Seksioni për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, rr. “Vladimir Komarov” nr. 11 Shkup.
Përfaqësuesit e të dyja palëve shkëmbyen të dhënat mbi kërkesat e parashtruara për realizimin e të drejtës së pensionit dhe përcaktimit të stazhit si dhe informacion mbi numrin e pagesave të pensioneve në të dy vendet.
Mandej, është bërë ndryshim në pikën 7.2.1. dhe 7.2.2 në formularin HR / RM – HR / RM 6 , në mbështetje të ndryshimit të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë. Pikërisht, ranë dakord që me parashtrimin e kërkesës për të drejtën e pensionit invalidor së bashku me formularin RM / HR 6 – RM / HR 6 detyrimisht të dorëzohet formulari 2-IN – Të dhëna të përgjithshme për të siguruarin me përshkrimin e punëve të cilat i ka kryer në Republikën e Kroacisë. Këtë formularë do ta plotësojë parashtruesi i kërkesës dhe së bashku me formularin HR / RM – HR / RM 6 detyrimisht do të dorëzohet formulari A-1 – Të dhëna të përgjithshme dhe përshkrimi i punëve në vendin e punës së punëtorit të cilat i ka kryer në Republikën e Maqedonisë.
Në fund të takimit serish u shqyrtuan të dhënat për procedurat e përfunduara për ri-përcaktimin e pensionit sipas nenit 50 të Marrëveshjes dhe ranë dakord që deri në fund të vitit 2013 të përfundojnë procedurat për ri-përcaktimin e pensioneve sipas nenit 50 të Marrëveshjes.
Gjithashtu, është aktualizuar çështja për dorëzimin e të dhënave mbi pagesën e shumave të papaguara të pensionit sipas nenit 50 paragrafi 6 nga Marrëveshja gjatë së cilës ranë dakord që të dhënat të shkëmbehen nëpërmjet mediumit magnetik (CD).
Që nga Janari i vitit 2014, Enti kroat do të fillojë dorëzimin e të dhënave në mediat magnetike.
Palët ranë dakord që bisedimet e ardhshme në nivel të institucioneve ndërlidhëse në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor të mbahen në vitin 2015, në Zagreb.