Në asnjë shërbim nuk ka ndërprerje të detyrave të punës, posaçërisht tani (edhe në të ardhmen) kur i paraprijmë një beteje të re për punë akoma më të suksesshme. Kjo paraqet prioritet nga i cili nuk ka dhe nuk mund të ketë dështime.
Më 24 dhe 25 nëntor të vitit 2010 në Fondin e SPIM-së, me fillim në orën 10 është mbajtur takim pune, përkushtuar avancimit të projektit “Zgjidhje e të drejtave nga SPI dhe pagesa e pensioneve”, si dhe zbatimin e procesit për pagesën e kontributeve të prapambetura.Në mbledhje morën pjesë anëtarët e Ekipit të menaxhimit, kryeshefat e seksioneve në Qendrën e Fondit të SPIM-së, udhëheqës dhe punonjës në seksionin për evidentimin amë dhe zgjidhjes së të drejtave nga SPI në filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIM-së.
Në mbledhje janë shqyrtuar rezultatet e arritura dhe përparimi i projektit “Zgjidhje dhe pagesë” dhe obligimet ndaj detyrave të cilat duhet të realizohen deri më 31.12.2010, ndërsa u diskutua edhe për gjendjen lidhur me zbatimin e procesit për pagesën e kontributeve të prapambetura dhe drejtimeve për punë të mëtejshme.
Takimin e punës e hapi drejtori gjeneral i Fondit të SPIM-së, Isni Jakupi, i cili në fjalën përshëndetëse shprehi kënaqësinë për jehonën e madhe dhe interesin e punonjësve për projektin e filluar “Zgjidhje dhe pagesë” i cili detyrimisht duhet të realizohet deri në fund të vitit 2010. Ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe angazhim maksimal si dhe për përpjekjen e punonjësve të përfshirë në këtë projekt, me arsye që projekti do të startojë me fillimin e vitit 2011. Drejtori Jakupi nga të pranishmit në takimin e punës kërkoi që haptazi dhe në mënyrë konkrete të paraqesin të gjitha problemet eventuale rreth punës, të japin vërejtjet e tyre dhe propozimet që do të jenë drejtime për ekipin e projektit, të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për tejkalimin e tyre dhe zbatimin e suksesshme të punës.
Për rezultatet e arritura dhe përparimin e projektit “Zgjidhje dhe pagesë” dhe obligimet ndaj detyrave që duhet të realizohen deri më 31.12.2010, raportoi Atanas Mançev, ndihmës drejtor, i cili potencoi se posaçërisht është e rëndësishme dhe e nevojshme që të ruhet afati për fillimin e projektit “Zgjidhje dhe pagesë” në kohë të duhur, në mbështetje me drejtimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Ai nënvizoi edhe disa segmente të rëndësishme për realizimin e projektit. Pikërisht, puna duhet të përfundojë paralelisht me kontrollin e përhershëm të saktësisë së të dhënave nga vendimi i sjellë dhe krahasimit të punës ndërmjet sistemit të vjetër dhe sistemit të ri. Edhe më shumë duhet të shpejtohet analiza e përbashkët e lëndëve në filialet dhe ekspoziturat, para se të kërkohet zgjidhja e tyre në Qendër.
Gjithashtu, është i nevojshëm kontrolli i pagesave mujore individuale, mbajtje, diferenca, valorizime, fondi solidar dhe kontroll për shqyrtimin e të gjitha pagesave mujore nëpërmjet bankave dhe transferimeve.Për mbarimin me kohë dhe të suksesshëm të projektit nga punonjësit pritet përgjegjësi më e madhe, efikasitet, saktësi, përfshirje dhe siguri në të punuarit, si dhe shfrytëzimi i të dhënave të arkivuara dhe mbrojtja nga keqpërdorimet. Përfitim kryesor nga zbatimi i këtij projekti është pikërisht mbrojtja e të dhënave dhe siguria e punonjësve, ndërsa pritet edhe tejkalimi i problemeve në punë me sistemin e vjetër dhe komunikimi me shfrytëzuesit e shërbimeve tona.
Në lidhje me atë që deri tani është arritur me projektin, ai sugjeroi për instalimin komplet të softuerit, sinkronizimin e themeluar të sistemeve, plotësisht është testuar dhe vërtetuar kualiteti i procesit të sjelljes së vendimit për pensionin e pleqërisë, janë përfshirë thuajse të gjitha kombinimet për sjellje të vendimit për pension familjar, janë krijuar mundësitë për sjelljen e zgjidhjes statusore për realizimin e pensionit invalidor dhe janë zbatuar dy llogari për pagesa mujore sipas migrimit final të të dhënave. Qëllimi përfundimtar është mundësimi i pagesës mujore të saktë dhe të harmonizuar të përfitimeve të pensionit.
Në periudhën e ardhshme në filialet dhe ekspoziturat e Fondit janë planifikuar më shumë aktivitete për finalizimin e projektit, edhe atë: zgjidhje e kërkesave invalidore, kompletimi i lëndëve në Seksionin për evidentimin amë dhe Seksioni për implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, intervenime për kontroll apo aksione sipas lëndëve personale si pasojë e informacioneve për pagesë, kontroll të procesit të azhurnimit të formularëve P10/P11, harmonizimi i Fondit solidar me pagesën në likuidaturë, aksione për shqyrtime të sakta për pagesën në krahasim me sistemin e ri dhe testimin e softuerit për pagesën e pensioneve bujqësore dhe ushtarake.
Ndihmësi i drejtorit, Trajko Premçeski, përshëndeti të pranishmit dhe duke nënvizuar rëndësinë e këtij projekti, potencoi se në interes të qytetarëve të cilët presin që të realizojnë të drejtën e tyre të pensionimit, projekti duhet plotësisht të përfundojë dhe të funksionojë në afatin e paraparë kohor, gjegjësisht nga janari i vitit të ardhshëm.Nga ekipi i menaxhimit të Fondit, të pranishëmve ju drejtua edhe Sonja Baçovska, ndihmës drejtoreshë, e cila theksoi se funksioni i takimit të punës është që të qartësohen dhe të sqarohen të gjitha problemet e paraqitura në realizimin e projektit, me qëllim që të njëjtat të tejkalohen për shkak të implementimit të tij të suksesshëm dhe në kohë.
Lidhur me procedurën për pensionet invalidore sqaroi kryeshefja Luba Mitrovska, e cila kërkoi që filialet dhe ekspoziturat t’i dorëzojnë në mënyrë automatike deri te Komisionet invalidore të gjitha të dhënat për të siguruarit për të cilët nuk është sjell konstatim në sistemin e ri, për shkak ndërmarrjes së definicionit të invaliditetit edhe në vendimin e tij, pavarësisht vendimit të sjellë në SHËRBIM. Gjithashtu edhe të dhënat nga konstatimi duhet të jenë identike me të dhënat në vendim. Kujdes i veçantë duhet t’i përkushtohet urdhëresave të punës me të cilat është i lidhur definicioni i invaliditetit me llojin e vendimit, për shkak të sjelljes së drejtë dhe ligjore të vendimit.
Kryeshefja e Seksionit për softuerin aplikativ QPADH, Gordana Milevska, i theksoi problemet me të cilët ballafaqohen gjatë përpunimit të pagesës pas sistemit të ri. Për pagesën e tetorit dhe nëntorit në vitin 2010 sipas sistemit të ri, në kompaninë “Intervej” u janë dorëzuar të gjitha datotekat hyrëse dhe dalëse (duke përfshirë edhe datotekën financiare) nga sistemi i vjetër (të cilët shfrytëzohen për pagesë), megjithatë, përsëri rishfaqen probleme gjatë përpunimit dhe fitohen vlera të pasakta për pagesë. Në aplikacionin e ri është lëshuar vetëm përpunimi i sigurimit të punonjësve, bujqve dhe pensionistëve ushtarak.
Këtu nuk është përfshirë përpunimi i transferimit, ish Republikat Jugosllave dhe pagesa manuale, që përfaqëson një rrezik të madh në raport të ruajtjes së afatit për fillimin e përpunimit të pagesës sipas sistemit të ri. Deri tani, nuk janë dhënë raporte të detajuara të pagesës. Gjithashtu, nga ana e “Inrevej” dhe “Neokom” nuk është dhënë dokumentacion teknik për procesin edhe pse disa herë prej tyre është kërkuar.Pastaj, udhëheqësit dhe punonjësit e çdo filiale dhe ekspoziture shprehën vërejtjet e tyre individuale, duke theksuar detyrat e mbaruara të punës dhe problemet e hasura në lidhje me funksionimin e projektit të ri.
Në diskutimin e begatë, ishin nënvizuar edhe problemet me të cilët punonjësit në filiale dhe ekspozitura zakonisht ndeshen: mungon trajnimi praktik për punën me sistemin e ri; është kërkuar dorëzimi i Udhëzimit për punë nga ekipi i projektit. Lidhur me këtë është përgjigjur se udhëzimet e tilla janë dorëzuar pjesërisht (edhe për urdhëresat e punës dhe për lidhshmërinë e urdhëresës me vendimin, por të njëjtat nuk kanë respekt të mjaftueshëm), automatizim i vendimeve negative në sistemin e ri; të tejkalohet problemi në procesin e ndryshimit të numrit amë në sistemin e ri, sepse në sistemin e vjetër ky problem është tejkaluar me intervenimin e drejtpërdrejtë të Sektorit të IT-së; vendimet për invaliditet tani për tani nuk janë të plota, sepse tani është filluar me testimin e tyre; i nevojshëm është komunikim më i shpeshtë dhe i drejtpërdrejtë me punonjësit nga Qendra (dhe jo komunikim vetëm nëpërmjet postës elektronike).
Përgjigje: Komunikimin askush nuk e ka ndaluar, por në të kundërtën çdo ditë është realizuar; nuk mund të filloj puna e Fondit solidar për shkak të mungesës së emrit përdorues (kodit). Është nënvizuar se çdo udhëheqës ishte i obliguar që në muajin maj për punonjësit e tij të parashtron kodin dhe rolin, që do të thotë se gabimi nuk është në Qendrën. Gjegjësisht, ekzistojnë numra përdorues, megjithatë parashtrohet pyetja se udhëzimi a ishte dorëzuar në kohë deri tek njësitë rajonale dhe se referentët e Fondit solidar a ishin të informuar me kohë për fillimin e punës në aplikacionin e ri; Nuk ka aplikacione për pensionistë të cilët vendosin të vazhdojnë me punë ( për ata është vendosur që të punojnë deri në fund të procesit); ekzistojnë probleme teknike gjatë futjes së fletëparaqitjeve P10/P11. Këtu do të ndërhyjë Neokom; problemi shkaktohet edhe te pensionet familjare, gjegjësisht shfrytëzim i pensionit nga prindi i ndjerë i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Është përgjigjur se kjo është një teknikë e cila duhet të zbatohet në ndarjen e pensioneve të thjeshta familjare me pension familjar për fëmijët me aftësi të kufizuar; akoma paraqitet problem gjatë pensioneve minimale, pikërisht atëherë kur vjen deri te humbja e të dhënave; gjatë sjelljes së vendimeve statusore, hapet fletëparaqitje P, që nuk guxon, sepse për to nuk ka plotësim të fletëparaqitjeve. Në këtë pjesë është e nevojshme ndërhyrja e zhvilluesit të softuerit; në pjesën e vendimeve për pjesën proporcionale të vendimeve paraqiten shuma të ndryshme të pensionit me fletëparaqitjet P. Këtu është përgjigjur se bëhet fjalë për lidhje të pasakta që do të hiqen; në Seksionin për implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka probleme te pensionet familjare, gjegjësisht për personat e ndjerë, për shkak se lëndët akoma janë në arkiv. Pas kësaj pyetje duhet të reagohet në Neokom për shkak të ndryshimit të numrit pensional, shfrytëzues – kërkues i pensionit; Gjithashtu u diskutua edhe për ndryshimin e numrit amë të qytetarit, i cili është i zbatuar në pjesën afariste, mbetet që të definohet procedura në projektin e ri.
Në takimin e punës, në të cilin ishin të pranishëm vetëm anëtarët e Ekipit të menaxhimit dhe udhëheqësit e filialeve dhe ekspoziturave të Fondit të SPIM-së, ishte shqyrtuar gjendja me zbatimin e procedurës për pagesën e kontributeve të papaguara dhe udhëzime për punë të mëtejshme. Para të pranishmëve fillimisht u drejtua drejtori Isni Jakupi, i cili shprehu kënaqësinë me punën e deritanishme dhe angazhimin e të punësuarve në kontributet e papaguara. Konfirmimi për këtë, sidomos në kohën e krizës ekonomike, është deri më tani edhe borxhi i paguar në vlerë prej 700 milion denarëve. Kjo tendencë, theksoi drejtori, duhet të vazhdojë dhe të bëhet përpjekje që deri në fund të vitit të paguhen mjetet e mbetura deri në gjithsej vlerën prej një miliard denarëve. Fondi i SPIM-së tregoi mirëkuptim të madh ndaj obliguesve duke u dhënë mundësinë që borxhet e tyre t’i paguajnë në këste, gjë që dha rezultate pozitive në pagesë. Gjithashtu, rekomandoi drejtori Jakupi, për punë më efikase, kërkesat për pagesat e borxheve të pa paguara të obliguesve është e dëshirueshme t’u dërgohen përveç se me postë edhe nëpërmjet faksit, ndërsa i domosdoshëm është edhe komunikimi i drejtpërdrejtë me to për shkak të rikujtimit për pagesën e borxhit si dhe paralajmërimin se do të pason bllokimi i llogarive.
Pra, në komunikim të drejtpërdrejtë me obliguesit rekomandohet të rikujtohen, madje edhe të binden për pagesën e borxhit, po qe se ka nevojë edhe disa ditë të shtyhet afati i paraparë për bllokimin e llogarive të tyre, për të rikthyer letrat me vlerë dhe nëse është e mundur për t’i bindur ata për të paguar borxhin, edhe disa ditë të shtyjë datën e parashikuar për bllokimin e llogarive të tyre. Me një fjalë, Fondi të shprehë mirëkuptim ndaj obliguesve me qëllim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët dhe brenda mundësive pa bllokimin e llogarive të paguhet borxhi i prapambetur i kompanive.
Më pas, udhëheqësit e çdo filiali apo ekspoziture i paraqitën rezultatet e pagesës së borxheve të prapambetura nga kompanitë e komunave të tyre, problemet me të cilat më së shpeshti ballafaqohen, dhanë propozime dhe rekomandime konkrete në këtë pjesë të punës. Konkluzion i përgjithshëm janë rezultatet pozitive të pagesës në këste të obliguesve, si dhe bllokimi i llogarive si masë përfundimtare në mbështetje të dispozitave ligjore. Por, parashtrohet pyetja se a mundet individit – kompanisë t’i mundësohet pagesa e borxhit me këste si dhe vazhdimi i procesit të mëtejmë, gjegjësisht të paguhet borxhi i kompanive të cilave edhe përpos bllokimit të llogarive edhe më tej ata nuk shprehin asnjë interes për pagesë.
Komentit se shumica e paguesve, e veçanërisht bujqit reagojnë në lartësinë e interesit, kryeshefja Bozhana Risteska iu përgjigj se deri vitin e kaluar Qeveria e RM-së u mundësoi kompanive të paguajnë borxhin në tërësi, dhe kështu të lirohen nga interesi. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar vetëm 426 kompani. Duke e pasur parasysh se nuk ekziston mundësia ligjore për lirim nga interesi, i njëjti detyrimisht do të duhet të paguhet nga obliguesit debitorë.
Në diskutim mori pjesë edhe Boro Varoshlija, këshilltar i drejtorit i cili konsideron se sistemi i pagesës së borxheve të prapambetura në përgjithësi është i mirë dhe jep rezultatet e pritura. Ai propozoi që filialet dhe ekspoziturat të bashkëpunojnë me gjykatat themelore, me qëllim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët e cila do të mbështet në dispozitat ligjore dhe në kalkulimin e drejtë të kontributeve dhe normave të interesit. Kjo do të thotë se Fondi i SPIM-së gjykatave do t’u ofrojë ndihmë profesionale në hartimin e kalkulimeve të lartësisë së kontributeve dhe normave të interesit.
Ndihmësja e drejtorit Sonja Baçovska theksoi se aksioni i zbatuar për pagesën e kontributeve të prapambetura këtë vit ka arritur efektin e duhur financiar me të cilin Fondi i SPIM-së ka kursyer Qeverinë e RM-së nga të dalat plotësuese. Ajo shtoi se kjo është shumë e rëndësishme për shkak të pagesës së kontabilitetit me të cilin Fondi do të posedojë regjistër të pastër të obliguesve, gjegjësisht të mundësohet baza e të dhënave e të siguruarve në të cilën nuk do të participojnë kompanitë në falimentim dhe likuidim.
Për këtë, Bozhana Risteska arsyetoi se me kontrollin dhe cilësinë e punës së zbatuar janë përfshirë 23 mijë obligues për të cilët përpos lëndës në letër janë formuar edhe lëndë elektronike, ndërsa deri më tani janë bllokuar 7891 kompani dhe se edhe më tej pason procesi i pagesës së borxheve të prapambetur deri në vitin 2008. Në vazhdim ajo parashtroi udhëzimet për punë, të cilët janë paraqitur si tekst integral në shtojcë të procesverbalit.
Në fund, Risteska i informoi udhëheqësit se nga 30 nëntori do të mbahen 6 trajnime regjionale ditore për 120 kontrollorë të autorizuar nga filialet dhe ekspoziturat e tyre. Trajnimi i cili është rezultat i kërkesës së Entit shtetëror për revizion ka të bëjë me zbatimin e kontrollit të të dhënave nga SPI i lëndës së kompletuar të pensionit, për të cilin do të hartohet edhe një udhëzim përkatës. Në trajnime do të diskutohet edhe në përpilimin e LLMPI – formularit dhe për korrigjimin e të dhënave sipas detyrës zyrtare, ndërsa trajnim adekuat do të fitojnë edhe të punësuarit në Fondin solidar.
Takimin e mbylli drejtori gjeneral Isni Jakupi, i cili të njëjtin e vlerësoi si të suksesshëm dhe profitabil për punën dhe i detyroi ndihmësit e tij ta analizojnë çdo përfundim dhe rekomandim të pikave dhe rendit të ditës. Ai edhe njëherë potencoi se puna duhet të zhvillohet pa asnjë ndalesë, me zgjidhjen efikase dhe në kohë të problemeve eventuale, duke e vënë në pah se projekti duhet të realizohet në afatin e paraparë kohor, gjegjësisht duhet të startojë me fillimin e vitit të ardhshëm 2011.