SHKËMBIM EKSPERIENCASH DHE KONTRAKTIM I BASHKËPUNIMIT TË MËTEJMË
Më 24 dhe 25 mars të vitit 2011 në Shkup, në Fondin e sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit të Maqedonisë, janë zhvilluar bisedime profesionale midis përfaqësuesve të organit për lidhje nga fusha e sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit të Maqedonisë dhe Sllovenisë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social të lidhur midis të dy shteteve.
Në bisedime nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Trajko Premçeski, ndihmës i drejtorit të Fondit të SPIM-së, shef i delegacionit, Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit, Margarita Trajkova, koordinatore, Minever Shahini, shefe e seksionit për zbatimin e SPI-së sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, Jadranka Jovanovska, shefe e Seksionit për evidentim amë, si dhe të punësuar në Seksionin për zbatimin e SPI-së sipas marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe nga Filiali – Shkup kompetent për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social me Republikën e Sllovenisë. Nga enti slloven morën pjesë: Boris Gaçnik, drejtor për realizimin e sigurimit të Entit për sigurim të pensioneve dhe invaliditetit të Sllovenisë, shef i delegacionit, Darka Hribar, shefe e Seksionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Shtefka Shtuhes, këshilltare në Seksionin për marrëveshje ndërkombëtare.
Në bisedimet dyditëshe, të dy palët këmbyen informacione për ndryshimet e dispozitave nga fusha e sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit të shteteve kontraktuese, si dhe informacione për përfaqësimin organizativ dhe kompetencat e Fondit dhe Entit. Në mbështetje të dispozitave ekzistuese të pensioneve, pala sllovene njoftoi për kushtet e realizimit të pensionit të pleqërisë për gra për periudhën në vitin 2011, edhe atë: 57 vjet vjetërsi dhe 37 vjet dhe 6 muaj stazh pensioni të mbushur, 61 vjet vjetërsi dhe 20 vjet stazh pensioni të mbushur, 63 vjet vjetërsi dhe 15 vjet stazh pensioni të mbushur.
Nga ana e delegacionit të Sllovenisë është theksuar se në mbështetje të harmonizimit të pensioneve ndikon Ligji për vendime ndërhyrëse dhe se janë në pritje të hyrjes në fuqi të Ligjit për të ardhura të sigurimit social nga 01.09.2011, ku sipas këtij Ligji, kompetenca mbi të drejtën e pagesës së kompensimeve të sigurimit nuk do të jetë nën kompetencë të Entit për sigurim të pensioneve dhe invaliditetit të Sllovenisë, por në qendrat për punë sociale, si dhe nuk do të jetë i mundur realizimi i të drejtës së pensionit shtetëror.
Nga të dy delegacionet është konstatuar se gjatë periudhës dhjetëvjeçare të zbatimit të Marrëveshjes ekzistonte bashkëpunim i shkëlqyer dhe se në raport me zbatimin e të njëjtës nuk ka pasur probleme të veçuara. Njashtu, lidhur me zbatimin e nenit 38 të Marrëveshjes, është konstatuar se në tërësi zbatohet sipas mënyrës paraprake të konstatuar të organeve për lidhje. Në takimin e punës janë propozuar mënyra të reja për veprim në raport me vërtetimin e stazhit, me qëllim të shkurtimit të kohëzgjatjes së procedurës. Njashtu, të dyja palët ranë dakord për zbatim përfundimtar të formularëve dygjuhësor për zbatimin e Marrëveshjes.
Delegacioni i Sllovenisë i propozoi atij të Maqedonisë, që në të ardhmen, të dhënat mbi pensionet e paguara të dërgohen në mënyrë elektronike apo përmes postës elektronike, ndërsa propozimi është pranuar si i tillë nga delegacioni i Maqedonisë dhe më pas të dyja palët shkëmbyen të dhëna mbi personat për kontakt. Gjatë bisedimeve janë shkëmbyer pikëpamje mbi rastet individuale urgjente për të cilat të dyja palët janë zotuar që do të sigurojnë sa më shpejtë të jetë e mundur dorëzimin e të dhënave të kërkuara, gjegjësisht dokumentet e kërkuar.
Së fundi, të dy delegacionet shprehën kënaqësi nga rezultatet e arritura në kuadër të bisedimeve që janë zhvilluar në një atmosferë pune dhe miqësore, ku pala e Maqedonisë shprehu mirënjohje për ftesën nga ana e Sllovenisë që bisedimet e ardhshme pas dy viteve të zhvillohen në Republikën e Sllovenisë.