• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË POLICËVE – DEPARTAMENTI MAQEDONIA

IMG_20221219_110304Sot, më datë 19 dhjetor të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës ndërkombëtare të policisë – Departamenti Maqedonia.

Gjatë nënshkrimit të Memorandumit, nga Fondi i SPIMV-së morën pjesë Dritan Bexheti, u.d. drejtor, Shaip Zeneli  zëvendësdrejtor dhe drejtoresha e Sektorit për çështje financiare Fatime Nexhipi, ndërsa nga Shoqata ndërkombëtare e policisë – Departamenti  Maqedonia, Robertino Aceski, kryetar i KD-së së IPA MKD, Igno Stojkov, kryetar i IPA Rajoneve dhe Orce Jovanovski, sekretar gjeneral i IPA Shkup.

Memorandumi është nënshkruar nga Dritan Bexheti, u.d. drejtor i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Robertino Aceski, kryetar i KD-së së IPA MKD.

Subjekt i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut / dhënës i shërbimeve dhe Shoqata ndërkombëtare e policisë – Departamenti Maqedonia/ shfrytëzues i shërbimeve.

Me këtë memorandum, Fondi si dhënës i shërbimeve do të kryejë mbajtjen e një shume të caktuar nga pensioni i anëtarëve të IPA Maqedonia në emër anëtarësim në shoqatë, dhe të njëjtën do ta paguajë në llogarinë e shfrytëzuesit të shërbimit.

Fondi i SPIMV-së obligohet që të sigurojë besueshmëri në të dhënat e marra, gjegjësisht do të sigurojë një sistem të mbrojtjes së të dhënave nga shfrytëzimi i pa autorizuar  dhe keqpërdorimi.

Palët nënshkruese do ta zbatojnë këtë Memorandum në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe në mënyrë reciproke do të informohen mbi çdo situatë që mund të vërë në dyshim zbatimin e plotë dhe në kohë të Mamorandumit.

Palët nënshkruese pajtohen që të zbatojnë standardet më të larta për sjellje etike dhe ligjore gjatë kohës së realizimit të këtij memorandumi.