• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

LSHPM SHËNOI 75 – VJETORIN E THEMELIMIT

Shënohen 75 vjet nga themelimi i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Në këtë manifestim morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe drejtoresha e Fondit të SPIMV-së, Biljana Jovanovska. Kryeministri i njoftoi pensionistët se fondi pensional është i qëndrueshëm, kështu që pensionet do të rrjedhin rregullisht dhe do të rriten në përputhje me ligjin dhe njoftoi se deri në fund të vitit do të ndryshojë sistemi dhe metodologjia për harmonizimin e llogaritjes së pensioneve.

– Me këtë, ne do të përmbushim kërkesën më të madhe të të gjithë pensionistëve tanë dhe kjo është që të inkorporojmë kriterin e rritjes së pagës mesatare, përveç rritjes së shpenzimeve për jetë, tha Zaev.

Kryetarja e Lidhjes të shoqatave të pensionistëve Stanka Trajkova falënderoi për qëndrimin serioz të treguar nga Qeveria ndaj pensionistëve. Në këtë ngjarje, iu dhanë pllakat Kryeministrit, Ministres së Punës dhe Politikës Sociale dhe drejtoreshës së FSPIMV-së Biljana Jovanovska.