• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

LLOJ I RI I KOMUNIKIMIT ME QYTETARËT

P1030153____635826872Duke filluar nga 25 nëntori i vitit 2011 Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë filloi me një lloj të ri komunikimi me qytetarët duke mbajtur ditë të hapura për takime me qytetarët. Në këto takime është biseduar mbi çështjet në interes të qytetarëve të cilat kishin të bëjnë me sigurimin pensional dhe invalidor.

Vlerësohet se me këtë lloj të komunikimit, Fondi si një institucion ku realizohen të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor pret që të ofrohet më shumë dhe të jetë i drejtpërdrejtë me qytetarët. Duke u përfshirë në projektin e Qeverisë së RM-së “Qytetari në radhë të parë”, përmes këtyre takimeve, Fondi mundësoi që në vend se qytetari të vijë në institucion, institucioni vije tek qytetari dhe përmes dialogut të drejtpërdrejtë do të tejkalohen të gjitha çështjet e hapura në lidhje me të drejtat e pensionit. Takime të këtilla janë planifikuar çdo muaj nëpër qytetet e Republikës së Maqedonisë. Për temat dhe mbajtjen e takimeve, qytetarët informohen paraprakisht nëpërmjet mediave. Takimi i parë i tillë u mbajt në Manastir ku qytetarëve u është dhënë ndihmë profesionale dhe përgjigjet për një realizim më të shpejtë dhe më efikas të të drejtave që dalin nga sigurimi pensional dhe invalidor po qe se ata kanë mbushur stazh në një vend tjetër. Meqë marrëveshjet e fundit bilaterale ndërkombëtare për sigurim social të Republikës së Maqedonisë janë lidhur me Australinë dhe Kanadanë, ku zbatimi i tyre filloi prej këtij viti, numri më i madh i pyetjeve nga ana e qytetarëve kishte të bënte me realizimin e të drejtave të këtyre vendeve. Gjithashtu, një numër i madh i pyetjeve kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave për sigurim pensional dhe invalidor nga vendet evropiane me të cilat Republika e Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje. Ky lloj i takimeve dhe ofrimi i ndihmës profesionale institucionale nga qytetarët e pranishëm është vlerësuar shumë pozitivisht me dëshirën e shprehur për këso lloj takimesh më të shpeshta dhe çështje të tjera që do të jenë në interes të tyre. Përfundimisht me muajin nëntor në Filialin e Manastirit janë parashtruar 821 kërkesa për realizimin e të drejtës së pensionit nga Australia.