Në Fondin e SPIM-së më 8 dhe 10 maj të këtij viti, serish, lidhur me zbatimin dhe përfitimet nga Ligji për shlyerjen e kamatave të borxheve të papaguara në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social u takuan përfaqësues të ekipit menaxhues të Fondit dhe të zyrave të kontabilitetit të Shkupit.
Nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Sonja Baçovska dhe Trajko Premçeski, ndihmës drejtorë, Zanija Asanoski, kryeshef i Seksionit për kontrollin e të dhënave për kontributet nga SPI dhe Dejan Gjorgjeski , udhëheqës i Filialit të Shkupit.
Në prezencën e rreth dyzet kontabilistëve, gjatë dy ditëve, serish është diskutuar lidhur me përfitimet nga Ligji për shlyerjen e kamatave.
Zanija Asanovski, kryeshef i Seksionit për kontrollin e të dhënave për kontributet nga SPI, ju drejtua të pranishëmve duke theksuar se arsyeja kryesore për mospagimin e kontributeve nga ana e obliguesve është pikërisht kamata e lartë, posaçërisht në kushte të krizës ekonomike. Për këto arsye, Fondi i SPIM-së inicioi miratimin e këtij Ligji i cili ofron një serë përfitimesh për pagesën e kontributeve, potencoi Zanija Asanoski. Ai apeloi dhe njëkohësisht ftoi kontabilistët se pikërisht këta duhet t’i njoftojnë obliguesit dhe t’i bindin që të shfrytëzojnë përfitimet nga Ligji për shlyerjen e kamatave në interes të tyre dhe më së voni deri më 31 maj të këtij viti të parashtrojnë kërkesë për pagimin e borxhit të papaguar deri në vitin 2008. Vetëm në këtë mënyrë do t’u mundësohet shlyerja e kamatës për atë periudhë, përkatësisht ata do të mund të paguajnë vetëm borxhin kryesor. Në këtë rast, mjetet për pagesën e kamatës në vend që t’i shpenzojnë duke paguar atë, do të mund t’i investojnë për ndonjë qëllim personal dhe për zhvillimin e kompanisë. Përndryshe, po qe se nuk shfrytëzohet kjo mundësi shumë kompani, për fat të keq, do të gjenden në situatë të likuidimit, falimentimit apo do të fshihen nga Regjistri qendror, theksoi Asanoski. Përfitimet të cilat i ofron Ligji për shlyerjen e kamatës janë të shumta, përkatësisht paguhet vetëm pjesa kryesore që arrin një shumë më pak se gjysma e borxhit që duhet paguar, pastaj është mundësuar pagesë në këste në afat prej 6 muajve, ndërsa me pagesën e borxheve deri në vitin 2008, obliguesit arrijnë të drejtën që të parashtrojnë kërkesë për shlyerjen e kamatës të borxhit për kontributet edhe nga 1 janari i vitit 2009. Prandaj, Asanoski edhe një herë apeloi që kontabilistët të bindin obliguesit e tyre të shfrytëzojnë të ashtuquajturën një shans historik sepse kamatat janë shumë të mëdha dhe se çdo ditë rriten, ndërsa Fondi është përpjekur shumë për të bindë Qeverinë e RM-së që të lejojë një mënyrë të këtillë të pagesës së borxhit të mbetur e cila në të ardhmen e afërt nuk do të përsëritet.
Pastaj u ndërlidh ndihmësja e drejtorit Sonja Baçovska e cila sqaroi se përfitimet nga Ligji për shlyerjen e kamatës kanë të bëjnë edhe me personat e pensionuar të cilët kanë punuar tek obliguesit-debitorë, sepse me pagesën e borxhit të mbetur të kontributeve do t’ju rritet shuma e tanishme e pensionit. Përveç kësaj, Fondi i SPIM-së për të gjithë ata që do të paguajnë borxhin e mbetur, përmes detyrës zyrtare do të përgatitë M-4 formularë për stazhin e të siguruarve.
Në fund të sqarimit të pranishmit parashtruan pyetje për të cilat morën përgjigje konkrete dhe profesionale.