Në iniciativë të Fondit të SPIM-së dhe në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së, në shkurt të këtij viti të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk kanë paguar borxhin e tyre në bazë të kontributeve për SPI deri në fund të vitit 2008, kanë mundësi që të njëjtin ta paguajnë pa kamatë dhe në këste deri në fund të nëntorit të këtij viti, theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri në pres konferencën e mbajtur më 5 prill të këtij viti, në Fondin e SPIM-së.
Ai para gazetarëve dhe përfaqësuesve të tatimpaguesve – debitorë shpjegoi se, në mbështetje të Ligjit mbi shlyerjen e borxhit të papaguar në bazë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, të gjithë tatimpaguesit – persona privatë dhe fizik, të cilët do të parashtrojnë kërkesë për pagesën e borxhit deri në vitin 2008 në filialet dhe ekspoziturat e Fondit të SPIM-së më së voni deri më 31 maj të këtij viti, të njëjtin do të mund ta paguajnë pa përllogaritje të kamatës dhe në këste, në afat prej gjashtë muajsh nga data e parashtrimit të kërkesës. Nëse borxhin kryesor e paguajnë plotësisht deri në fund të nëntorit të këtij viti, këto firma do të kenë mundësinë të parashtrojnë kërkesë në DHP (Drejtorinë e të Hyrave Publike) për lirim nga kamata edhe për periudhën nga janari i vitit 2009 deri në fund të vitit 2012, potencoi drejtori Bekim Neziri.
Drejtori Bekim Neziri, firmave – debitorëve u rekomandoi që të mos e humbasin këtë mundësi ligjore, sepse përfitimet që parashihen me Ligjin për shlyerjen e kamatave janë të shumta, siç është shmangia e pagesës së detyrueshme dhe parashtrimi i padisë, përgatitje falas e M4- formularëve për të punësuarit te këta tatimpagues, si dhe një mundësi për të siguruarit gjithashtu te këta tatimpagues për realizimin e të drejtës së pensionit me pagesën e borxhit për kontributet mbi periudhën e shënuar.
Më pas, drejtori Bekim Neziri, potencoi se Fondi shënon një borxh në shumë totale prej 10,091,813,039.00 denarë nga 25.619 tatimpagues. Prej tyre, 19.835 tatimpagues janë persona juridikë, prej të cilëve 10.042 tatimpagues janë aktiv, pastaj 730 tatimpagues janë në falimentim, pa xhiro llogari janë 2213 tatimpagues, me status “në pushim nga marrëdhënia e punës” janë 6034 tatimpagues, ndërsa në procedurë të likuidimit janë 816 tatimpagues.
Debitorë më të mëdhenj në bazë të kontributeve të papaguara nga SPI, theksoi drejtori Neziri, janë personat fetar, përkatësisht priftërinjtë, me një borxh total prej 69 milionë denarësh, dhe hoxhallarët të cilët kanë borxh 86 milionë denarë.
Në fund të fjalimit të tij, drejtori Bekim Neziri edhe njëherë u bëri thirrje tatimpaguesve të paguajnë borxhin e tyre ndaj Fondit të SPIM-së dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi, për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë kontributet e SPI të paguhen me përjashtim të plotë të kamatës.
Në këtë takim, përveç ekipit menaxhues të Fondit të SPIM-së, përfaqësuesve të mediave të shtypura dhe elektronike, përfaqësuesve të tatimpaguesve-debitorë, morën pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Efendi Rexhepi, përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Drejtori i NP “Makedonski shumi” (Pyet e Maqedonisë), Zharko Karaxhoski.
Në fjalimin e tij, z. Sulejman Efendi Rexhepi, në emër të tij dhe në emër të të gjithë nëpunësve të BFI (Bashkësisë fetare islame), falënderoi Fondin e SPIM-së për iniciativën e tij mbi shlyerjen e kamatës dhe gjithashtu theksoi se kjo është një përfitim i rëndësishëm dhe një ndihmë e madhe për të gjithë ata të cilët duhet të paguajnë borxhin e tyre ndaj Fondit dhe premtoi se maksimalisht do të përpiqet që personat fetar në BFI ta shfrytëzojnë këtë mundësi të favorshme dhe plotësisht të paguajnë borxhin e tyre.
Para të pranishëmve foli edhe drejtori i NP “Makedonski shumi” Zharko Karaxhoski, i cili sqaroi se kjo ndërmarrje e cila numëron 2,500 të punësuar, ka një borxh ndaj Fondit të SPIM-së në shumë prej 309 milion denarë prej të cilëve 162 milionë arrin pjesa kryesore ndërsa 147 milion denarë arrin shuma e kamatës. Më pas, Karaxhoski theksoi se ndërmarrja sigurisht se do të shfrytëzojë mundësinë e ofruar që në të ardhmen punonjësve pa asnjë problem t’u mundësohet realizimi i të drejtës së pensionit.
Në fund të takimit, mbi pyetjet e parashtruara nga gazetarët u përgjigj drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri, i cili shpjegoi se në shlyerjen e kamatës do të përfshihen edhe tatimpaguesit ndaj të cilëve tashmë është ngritur procedurë gjyqësore, po qe se të njëjtit në afatin e caktuar do të parashtrojnë kërkesë për pagimin e borxhit të papaguar nga SPI.
Gjithashtu, theksoi drejtori Neziri se lidhur me këtë presim edhe vërejtjet nga paguesit e rregullt të kontributeve, por tani për tani, kjo është e vetmja mënyrë me të cilën u mundësohet tatimpaguesve që të paguajnë borxhin ndaj Fondit, i cili në raport të borxhit nga viti 2009 e këtej është shumë më i madh, përfundoi drejtori Bekim Neziri.