Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë informon të gjitha firmat të cilat nuk e kanë paguar kontributin për SPI se hyri në fuqi Ligji për shlyerjen e kamatave në bazë të kontributeve të papaguara nga sigurimi i detyrueshëm social. Ligji i njëjtë u mundëson firmave shlyerjen e kamatave në bazë të kontributeve të papaguara për SPI të cilat janë shkaktuar përfundimisht më 31 dhjetor të vitit 2008.
ÇKA DUHET TË BËJNË FIRMAT: – Të parashtrojnë kërkesë në filialet e FSPIM-së, më së voni deri më 31 maj të vitit 2013,- Të paguajnë vetëm borxhin kryesor në bazë të kontributeve për SPI, më së voni deri më 31 nëntor të vitit 2013. ÇKA PËRFITOJNË FIRMAT NËSE E PAGUAJNË BORXHIN KRYESOR: – Do t’ju shlyhet kamata e cila ka qenë e obliguar për t’u paguar,- Do të ndërpritet procedura për pagesën e shtyrë të kamatave po qe se udhëhiqet një procedurë e tillë,- Do të ndërpritet edhe procedura për pagesë të detyrueshme, po qe se udhëhiqet një procedurë e tillë,- Mjetet që është dashur t’i paguajnë për kamatë, të cilat mjete tashmë ju shlyhen, do të mund t’i investojnë në zhvillimin e firmës,- Do të mund të paguajnë edhe borxhin i cili është shkaktuar pas 01.01.2009 në bazë të kontributit për SPI, për të cilin kompetent është Drejtoria e të Hyrave Publike. ÇKA DO TË PËRFITOJNË TË PUNËSUARIT – (SI DHE PERSONAT FETAR, AVOKATËT, BUJQIT INDIVIDUAL, TAKSISTËT ETJ.) NËSE PAGUHET BORXHI KRYESOR: – Rregullimin e stazhit të sigurimit,- Mundësinë për realizimin e të drejtës së pensionit,- Mundësinë për realizimin e të drejtave tjera nga SPI,- korrigjimi i shumës së pensionit nëse ndonjëri në ndërkohë është bërë pensionist. Duke pasur parasysh se periudha e vlefshmërisë së Ligjit është e përkufizuar, ftohen të gjitha firmat që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të punësuarve të tyre të ju mundësojnë të bëhen pensionistë të ardhshëm. Ju ftojmë të drejtoheni në filialet e Fondit të SPIM-së si dhe në Ueb faqen e Fondit të SPIM-së, prej ku edhe do t’i merrni të gjitha informatat e nevojshme.