• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

KEQPËRDORIM I PRONËS SË FONDIT TË SPIM-SË

102192983_1_____58032358401Më 13 shkurt të këtij viti, në Fondin e SPIM-së u mbajt konferencë për shtyp me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë së Policisë Financiare.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtorët e tri institucioneve: Bekim Neziri, Goran Trajkovski dhe Aleksandar Trgaçevski.
Nënshkrimi i këtij Dokumenti do të thotë vendosja e një bashkëpunimi reciprok dhe ndihmës ndërmjet institucioneve, me qëllim që të sigurohet mbrojtje efikase dhe në kohë e pronës së Fondit të SPIM-së në 275 shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në të cilat ai paraqitet si posedues i aksioneve dhe pjesëve.
Në Fondin e SPIM-së është formuar Komision i cili në 6 muajt e fundit ka zbatuar revizion në shoqëritë tregtare në të cilat Fondi posedon aksione dhe pjesë dhe gjithashtu vërtetoi parregullsi të caktuara në punën e këtyre 27 shoqërive, me çka Fondit ju shkaktua një dëm i caktuar financiar, sqaroi drejtori Bekim Neziri. Në vazhdim drejtori Bekim Neziri nënvizoi parregullsitë që kishin bërë firmat, edhe atë: reduktim të kapitalit të krijuar fillestar pa dijeninë e Fondit, hipotekim të pronës së Fondit pa pëlqimin e tij, vlerësim joreal të pronës së Fondit të dhënë me qira, shpenzim të pa synuar të parave të Fondit si dhe mosdorëzim të raporteve financiare vjetore.
– Duke pasur parasysh se Fondi i SPIM-së nuk ka kompetencë për të luftuar këtë dukuri, iu drejtuam Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Policisë Financiare, të cilët na përkrahën dhe për këtë qëllim sot po e nënshkruajmë këtë Memorandum për bashkëpunim, tha drejtori Bekim Neziri. Kështu, së shpejti pritet që të zgjidhen parregullsitë e paraqitura, gjë e cila përfaqëson ruajtjen e pronës së 508.873 të të siguruarve dhe 285.411 shfrytëzuesve të pensionit si dhe ruajtjen e pronës së Republikës së Maqedonisë, theksoi drejtori Neziri.
Aleksandar Trgaçevski, drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare, theksoi se inspektorët e Policisë Financiare së shpejti do të kryejnë një kontroll, sidomos në ato shoqëri tregtare ku Fondi i SPIM-së ka dyshim se janë bërë keqpërdorime mbi punën në dëm të tij. Në qoftë se konstatohen vepra penale, do të paraqes denoncim përkatës kundër personave të fajshëm, nënvizoi drejtori Trgaçevski.
Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Goran Trajkovski, premtoi se në interes të mbrojtjes së kapitalit të Fondit të SPIM-së, si institucion, do të ndihmojë me kontrollet e duhura dhe me rezultatet konkrete do të dalë në fund të qershorit të këtij viti.