Të dy delegacionet kanë rënë dakord të publikojnë kumtesë dhe në mënyrë përkatëse t’i njoftojnë të siguruarit se para realizimit të së drejtës së pensionit të rregullojnë çështjen e stazhit të pensionit të mbushur në shtetin tjetër kontraktues.
Gjithashtu, është iniciuar zhvillim i bisedimeve në nivel të organeve për lidhje gjatë vitit 2011.Nga 17 deri më 18 nëntor të vitit 2010 në Shkup janë zhvilluar bisedime midis delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për implementimin e dispozitave nga Marrëveshja për sigurim social që ka të bëjë me sigurimin e pensioneve dhe invaliditetit. Duhet theksuar se takimi midis dy palëve është mbajtur në atmosferë pune konstruktive.
Delegacioni serb ishte në këtë përbërje: Zoran Milosheviq, ndihmës i Ministrit për punë dhe politikë sociale, Shef i delegacionit, Radoje Saviqeviq, Udhëheqës i Grupit për marrëveshje ndërkombëtare nga sigurimi social pranë Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Dushan Kadiq, këshilltar i drejtorit të Fondit republikan për sigurimin e pensioneve dhe invaliditetit, Vladimir Stankoviq, drejtor i Sektorit për realizimin e të drejtave nga SPI pranë Fondit republikan për sigurimin e pensioneve dhe invaliditetit, Vladan Armush, ndihmës i drejtorit për Shërbim pranë Drejtorisë së Fondit republikan për SPI, Zhelko Simiq, kryeshef i Seksionit për evidentimin amë në Drejtorinë e Fondit republikan për SPI si dhe Milan Neshiq, udhëheqës i Grupit për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e SPI-së pranë Entit të sigurimit social.
Delegacioni i Maqedonisë ishte në këtë përbërje: nga Ministria për punë dhe politikë sociale morën pjesë: Irena Risteska, Shefe e delegacionit, udhëheqëse e Sektorit të sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit si dhe Daniela Bozhinovska, këshilltare, nga Ministria e punëve të jashtme ishin: Viktoria Gierer, ndihmës udhëheqëse e Sektorit dhe Marigona Marku, bashkëpunëtor i ri, si dhe nga Fondi i SPIM-së: Trajko Premçeski, ndihmës drejtor i Sektorit për realizimin e të drejtave nga SPI, Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit, Milica Simonoska, kontrollore, Margarita Trajkova, koordinatore, Beqir Mexhiti, koordinator, Jadranka Jovanovska, kryeshefe e Seksionit për evidentimin amë, Luba Mitrovska, kryeshefe e Seksionit për përgatitjen e vendimeve në shkallë të dytë, konteste administrative, mbikëqyrje dhe instruktim, si dhe Lubomir Andrevski, bashkëpunëtor profesional.
Pas fjalimit përshëndetës, të dy delegacionet këmbyen informacione rreth ndryshimeve të dispozitave nga fusha e sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit në të dy vendet kontraktuese.Me këtë rast duhet theksuar se Marrëveshja për sigurim social midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë zbatohet nga 1 prilli i vitit 2002, ndërsa gjatë periudhës së shkuar një numër i madh i qytetarëve nga të dy vendet i kanë realizuar të drejtat e tyre që gjithsesi është cak i kontraktimit të këtyre marrëveshjeve. Por, meqë gjatë realizimit të të drejtave nga sigurimi i pensioneve dhe invaliditetit paraqiten çështje të hapura lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit të mbushur në të dy vendet, takimi paraqiti një mundësi të mirë ku të dy delegacionet këmbyen mendime edhe në raport me aktivitetet e ardhshme për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ministrive kompetente në periudhën e nënvizuar.
Në takimin e punës, lidhur me implementimin e dispozitave të Marrëveshjes janë shqyrtuar çështjet për: kohëzgjatjen e procedurës për realizimin e të drejtave nga sigurimi i pensioneve dhe invaliditetit, përcaktimi i serishëm i pensioneve në mbështetje të nenit 41 nga Marrëveshja etj.Duhet të potencohet se në bisedime është rënë dakord për tejkalimin e problemeve në kohëzgjatjen e procedurës së realizimit të të drejtave nga sigurimi i pensioneve dhe invaliditetit, vërtetimin e periudhave të sigurimit, si dhe është kontraktuar: në rastet kur bëhet fjalë për parashtrimin e kopjes së palexueshme të librezës së punës, si dhe dëshmi tjera, detyrimisht të parashtrohet edhe shkresë me të cilën do të sqarohen të dhënat e palexueshme.
Në raport me dallimin e të dhënave nga struktura e numrit të vetëm amë dhe datës së lindjes, të dy delegacionet ranë dakord që të parashtrohet dëshmi plotësuese me të cilën do të vërtetohet identiteti i të siguruarit.Gjithashtu, të dy delegacionet këmbyen lista të lëndëve sipas të cilave procedura ka zgjatur më shumë kohë. Janë marrë më shumë obligime të ndërsjella për listat e marra që të shqyrtohen dhe merren masat e nevojshme për përfundim më të shpejtë të procedurës.
Gjatë parashtrimit të kërkesave për vërtetimin e stazhit të mbushur tek obliguesit e Maqedonisë “Alkaloid”, “Treska” dhe “Pelagonija”, të dy delegacionet ranë dakord se bartësi serb i sigurimit ndaj kërkesës për vërtetimin e stazhit të parashtrojë edhe pasqyrë të të dhënave të regjistruara në evidentimin amë. Nëse paraqitet nevoja për dorëzimin e kësaj dëshmie edhe për obligues tjerë, organi serb do të zbatojë mënyrën e njëjtë.Në takimin e punës delegacioni i Maqedonisë inicioi çështjen e vërtetimit të stazhit të pensionit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjakovë. Delegacioni serb njoftoi se Fondi i sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit të Serbisë nuk disponon me të gjitha të dhënat e nevojshme për vërtetimin e stazhit, nga ky shkak nuk shpreh gatishmëri që t’i dorëzojë deri tek bartësi i sigurimit në Republikën e Maqedonisë, delegacioni serb informoi se nga viti 2010 është mundësuar qasje deri tek të dhënat për stazh dhe pagë në mënyrë elektronike me vetë kërkesë të të siguruarit, apo përmes të autorizuarit.
Të dy delegacionet ranë dakord të dalin me kumtesë dhe në mënyrë përkatëse t’i njoftojnë të siguruarit se para realizimit të së drejtës së pensionimit duhet ta rregullojnë çështjen e stazhit të pensionit të mbushur në shtetin tjetër kontraktues. Gjithashtu, është iniciuar mbajtja e bisedimeve në nivel të organeve për lidhje gjatë vitit 2011.Në raport të përcaktimit të serishëm të pensioneve në mbështetje të nenit 41 nga Marrëveshja, të dy delegacionet konstatuan se ekziston azhurnim në zgjidhjen e kërkesave, si dhe prezantuan të dhëna rreth kërkesave në të holla dhe obligimet sipas kësaj baze. Të dy delegacionet këmbyen të dhëna për kërkesat e ndërsjella në bazë të kërkesave të parashtruara për dëmshpërblim, duke marrë parasysh se në ndërkohë ka pasur ngecje në zgjidhjen e tyre.
Pala serbe dorëzoi listë të personave për të cilët janë dorëzuar kërkesa për dëmshpërblim (935 shfrytëzues të pensionit). Është rënë dakord që bartësit e sigurimit të të dyja vendeve mes vete t’i harmonizojnë obligimet dhe kërkesat sipas kësaj baze. Të dy palët u pajtuan që kërkesat e ndërsjella t’i zgjidhin përfundimisht më 30 qershor të vitit 2011.
Gjithashtu, delegacioni serb i dorëzoi delegacionit të Maqedonisë kopje të dy faturave për pagesën e shpenzimeve në bazë të ekspertizës medicinale të zbatuar me kërkesë të bartësit maqedonas, me urgjencë që ky obligim të zgjidhet. Të dy delegacionet janë pajtuar për një takim tjetër lidhur me harmonizimin e ndryshimit të formularëve bilingual. Njashtu të pranishmit këmbyen edhe lista të personave për kontakt me qëllim të zbatimit efektiv të marrëveshjes.