• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

INICIATIVË PËR NJË MËNYRË TË RE TË KËMBIMIT TË TË DHËNAVE

Është mbajtur takim për këmbimin elektronik të të dhënave për shfrytëzuesit e pensionit sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social të lidhura me vendet e ish Jugosllavisë, tashmë shtete të mëvetësishme

Më 15 dhjetor të vitit 2010 në Zagreb, është mbajtur takim për këmbimin elektronik të të dhënave në fushën e zgjidhjes së të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor .Iniciativa për mbajtjen e këtij takimi të parë të këtij lloji, midis republikave të ish Jugosllavisë, tashmë shtete të mëvetësishme, doli nga takimi i drejtorëve të fondeve dhe enteve për sigurim pensional dhe invalidor në fund të shtatorit të vitit 2010 në Lubjanë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha fondet dhe entet e republikave të ish Jugosllavisë: Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, Mali i zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika Srpska, nga sektorët për realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, marrëveshjet ndërkombëtare si dhe sektorët për informatikë.
Nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit, Atanas Mançev, ndihmës i drejtorit të Sektorit për teknologji informatike dhe Jadranka Jovanovska, shef i Seksionit për evidentimin amë.

Takimin e hapën Liljana Markoviq, ndihmëse e drejtorit për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social dhe Neven Spetiq, udhëheqës në sektorin për realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe shtesat fëmijërore, të cilët e arsyetuan nevojën dhe rëndësinë për mbajtjen e takimit, përmes bisedimeve të definohen qëllimet dhe detyrat për zgjidhjen e problemeve aktuale në pagimin e pensioneve sipas marrëveshjeve bilaterale për sigurim social.

Në fillim është shtruar pyetja për ekzistimin e rregullativës ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, si bazë për këmbimin elektronik të të dhënave, me shqyrtim të veçantë ndaj identifikatorëve themelor të përbashkët, fondi i të dhënave i cili duhet të këmbehet, pastaj definimi i qëllimit për këmbim për shkak të parandalimit të pagesës së pabazë të pensioneve në shtet tjetër – kontraktues.

Pjesëmarrësit në takim konkluduan se për këmbim elektronik të të dhënave është më se i domosdoshëm një numër identifikimi i përbashkët përmes së cilit lehtë do të bëhet kërkimi dhe njohja e rasteve specifike për pagesë të pensioneve.Të pranishmit ranë dakord se hapi i parë dhe më i rëndësishmi në realizimin e këmbimit elektronik të të dhënave është që paraprakisht çdo shtet të analizojë dhe përcaktojë kornizën ligjore për këmbimin e të dhënave.

Pastaj është rënë dakord që të gjitha fondet/entet deri më 31 janar t’i paraqesin shqyrtimet e tyre në bazë të kornizës ligjore, grupet e interesit, definimin e fondit të të dhënave, kriteret për kontroll si dhe rrethin e shfrytëzuesve sipas marrëveshjeve ndërkombëtare apo pagesë e pensioneve në ndonjë tjetër vend.Delegacioni i Maqedonisë propozoi që në takimin e ardhshëm në mënyrë më konkrete të kontraktohet partner për pilot – projektin për këmbimin elektronik të të dhënave, i cili me kënaqësi është pranuar nga të pranishmit.

Në fund, është rënë dakord të gjitha të dhënat dhe propozimet e sjella të dorëzohen deri tek Fondi republikan serb për sigurim pensional dhe invalidor i cili do të drejtoj takimin e ardhshëm të planifikuar gjatë muajit mars të vitit 2011.