Nga 14 deri më 18 tetor të vitit 2019 në Bruksel, Belgjikë mbahet Forumi botëror për sigurim social si një ngjarje më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare për sigurim social, nikoqirë të të cilës janë institucionet e sigurimit publik social të Belgjikës.
Në Forum marrin pjesë më shumë se 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 150 vende, përfshirë ministra, administratorë, persona udhëheqës dhe menaxherë në administratën e sigurimeve sociale. I njëjti siguron një rrjet ekskluziv të pakrahasueshëm, njohuri dhe frymëzim të veçantë për anëtarët e ISSA organizatave.
Nga Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut marrin pjesë Drejtori i Fondit Shaip Zeneli dhe Muarem Asani, Shef i Kabinetit të drejtorit. Nga ana e drejtorit u prezantuan reformat e fundit në sistemin tonë pensional.
Gjatë forumit, ISSA ( Shoqata ndërkombëtare për sigurim social) do të japë një çmim për arritjet e jashtëzakonshme në fushën e sigurimit social dhe do të promovojë udhëzime më të reja profesionale për administratën lidhur me sigurimin social, si dhe do të prezantojë zhvillime të reja në ISSA – Qendrën për përsosmëri.
Në Asamblenë e përgjithshme të 33-të dhe seancën e 38-të të Këshillit ISSA, gjithashtu do të organizohet zgjedhja e kryetarit dhe arkëtarit të ISSA-së dhe anëtarëve të Byrosë dhe Komisionit për kontrollë.