Për rregullim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të të dhënave mbi stazhin e sigurimit dhe pagave, si dhe të dhëna të tjera që përmbahen në fletëparaqitjen M4, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut nga Arkivi Shtetëror do të fillojë me marrjen e dokumentacionit për obliguesit të cilët më nuk ekzistojnë për shkak të likuidimit apo falimentimit. Në këtë mënyrë do të zvogëlohen obligimet dhe shpenzimet e qytetarëve ndaj të cilëve tani janë të ekspozuar.
Në takimin e sotëm, drejtoresha e Fondit të SPIMV-së, Biljana Jovanovska dhe u.d drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërsteski ranë dakord që së shpejti të nënshkruajnë një Memorandum për bashkëpunim.
Kontrolli i Fondit do të kryhet në përputhje me Ligjin për evidencë nga fusha e punës ku do të përmbahen të dhëna mbi pagat e paguara, kompensimet e pagave, baza tjera të sigurimit, orët e kaluara në punë dhe shkalla e rritjes së stazhit në bazë të certifikatave mbi stazhin e benifikuar – dokumentacione (procesverbale) për pagimin e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor.