Nëse jeni të punësuar apo keni qenë të punësuar në Maqedoni apo në Gjermani? Ju këshillojnë ekspertë nga bartësit e sigurimit social.
Në kuadër të aktiviteteve të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, do të mbahen dy ditë ndërkombëtare të këshillimit ndërmjet Fondit të SPIM-së dhe Organit gjerman për sigurim social.
Takimi i parë do të mbahet në Tetovë, më 8 tetor të vitit 2013, në Filialin e Fondit të SPIM-së, prej orës 9,00 deri më 16,00 dhe i dyti në Gostivar më 9 tetor të vitit 2013, në Filialin e Fondit të SPIM-së, prej orës 9,00 deri në orën 16,00.
Ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët janë apo kanë qenë të punësuar në Maqedoni apo Gjermani, të paraqiten më së voni deri më 4 tetor të vitit 2013, në Kontakt qendrën e Fondit të SPIM-së në këtë numër telefoni falas 02/15-215.
Në Ditët ndërkombëtare të këshillimit, do të këshillojnë ekspertë nga të dy bartësit e sigurimit social kompetent për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social dhe konsultimet do të jenë falas.
Luten qytetarët, që me vete mos i harrojnë dëshmitë e tyre të sigurimit dhe dokumentet e tyre personale.
Shpresojmë se kjo do të shkaktojë një interes të madh, prandaj paraprakisht dhe me kohë siguroni terminin për pjesëmarrje.