TAKIM NË MINISTRINË E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE ME DELEGACIONIN NGA SHQIPËRIA
Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë është realizuar takim pune midis delegacioneve të Fondit tonë dhe atij të Republikës së Shqipërisë. Delegacionin nga Maqedonia e kryesoi Xhelal Bajrami, ministër i punës dhe politikës sociale dhe Filloreta Kodra, zëvendës ministre në Ministrinë e punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.
Pas takimit, ministri Bajrami vërtetoi se gjatë këtij viti pritet të firmoset marrëveshje mbi sigurimin social midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, marrëveshje e cila do të përmbajë legjislacion mbi rregullimin e sigurimit të pensioneve, invaliditetit dhe sigurimit shëndetësor, shtesat fëmijërore dhe sigurimin në rast të pa punësisë së punonjësve nga Maqedonia të cilët punojnë në Shqipëri dhe anasjelltas.
Sipas tij kohët e fundit është vërejtur abuzim i fuqisë punëtore në të dy vendet. Pikërisht për shkak të kësaj, siç tha ai, me këtë marrëveshje do të rregullohen të gjitha mospërputhjet që kanë të bëjnë me punonjësit.
Zëvendës ministrja Kodra theksoi se marrëveshja e ardhshme do të kontribuojë në zvogëlimin e abuzimeve të punonjësve dhe të punës së tyre në të dy vendet si dhe përmirësimin e gjendjes në të dy vendet, të cilat, potencoi ajo, përgatiten të bëhen pjesë e familjes evropiane. Ajo theksoi se me këtë marrëveshje qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’u mundësohet të punojnë në mënyrë legjitime në të dy vendet.